E rëndë në SHBA/ Vritet me armë zjarri në sy të fëmijëve 27-vjeçarja shqiptare në Florida (Emri)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 27-vjeçare shqiptare është gjetur e vrarë në një makinë në Florida të SHBA-ve. Mësohet se e ndjera është Joana Peca, me origjinë nga Gjirokastra.

Trupi i pajetë i gruas, që ishte nënë e dy fëmijëve, u gjet në një automjet pranë Kopshtit Memorial “Woodlawn” pasditen e ditës së djeshme.

Pasi morën telefonatën mbi rastin, oficerët e policisë u nisën drejt vendngjarjes ku gjetën trupin e pajetë të viktimës, që kishte marrë plagë të dukshme në trup. Krimi duket se është kryer në sy të dy fëmijëve të mitur, të cilët nuk janë dëmtuar.

“Dy fëmijë të vegjël sonte do të shkojnë në shtrat pa nënën e tyre,” tha e prekur pas krimit të rëndë oficerja e policisë. Mësohet se babai i të ndjerës është ekzekutuar në vitin 1996 në Shqipëri, ndërsa dyshohej se ka qenë i përfshirë në çështje të trafikut të drogës. E reja kishte emigruar drejt SHBA-ve që e shihte si “tokën e premtuar” për të nisur një jetë të re, pa ditur se jeta i kishte paracaktuar një fat tragjik.

Ende nuk dihet autori i krimit dhe motivet që e kanë shtyrë të kryejë vrasjen, ndërkohë që një hetim ka nisur për rastin.

Të fundit

Gaza, ndihma humanitare është e kufizuar dhe e vonuar: 29 vdekje nga uria në dy ditë

Tepër vonë dhe tepër pak. Është e vërtetë që natën e së mërkurës, nëntëdhjetë kamionë të ngarkuar me ndihma...

Rritet mosha e daljes në pension në 70 vjeç, deri në vitin 2040

Parlamenti i Danimarkës miratoi të enjten një ligj që rrit moshën e daljes në pension në 70 vjeç deri në vitin 2040 nga mosha...

Maj 1915/ Lufta kundër Austro-Hungarisë, Italia i bashkohet Britanisë, Francës dhe Rusisë

Lufta e Parë Botërore apo Lufta e Madhe ishte lufta që përfshiu pothuajse gjithë botën, nga viti 1914 deri në vitin 1918. Kjo lufte...

Vota emigrantve nga Greqia, shuplakë patriotike kundër aleancës Berisha-Beleri!

Juristi Kreshnik Spahiu nuk mendon se qeveria ndikoi te vota e 11 majit aq masivisht sa po pretendon opozita apo që t’i ketë blerë...

Artan Lame mes dy botëve

Sot në mëngjes u dha lajmi se ish-kreu i Kadastrës, Artan Lame kishte ndërruar jetë në një spital në Gjermani, pas një komplikacioni në...

Lajme të tjera

Web TV