Konfliktet në martesë, ja si të veproni për të “zbutur gjakrat”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kur debatoni me partnerin tuaj, një pushim 20-minutësh mund t’ju ndihmojë të qetësoheni dhe pastaj të ktheheni në bisedë me një mendje të freskët, thonë psikologët, Dr John dhe Dr Julie Gottman.

Çfarë ndodh në tru gjatë konfliktit?

Sa herë që ndiheni të sulmuar (fizikisht ose, në këtë rast, emocionalisht), gjaku rrjedh nga korteksi paraballor (i njohur gjithashtu si një vend për vendimmarrje racionale dhe zgjidhjen e problemeve) në zonën motorike për t’ju përgatitur për një luftë ose për një shmangie.

“Atëherë nuk mund të dëgjosh në mënyrë të arsyeshme. Nuk mund të ndjesh, nuk mund të jesh kreativ. Kjo është arsyeja pse njerëzit shpesh thonë gjëra që nuk i mendojnë gjatë konflikteve. Gjëja më e mirë që mund të bëni në ato momente është të bëni një hap prapa”, thonë psikologët, dr. John Gottman dhe dr. Julie Gottman.

Pse mund të ndihmojë një pushim 20-minutësh?

Kur konflikti fillon të nxehet, thonë dr. John dhe dr. Julie thjesht duhet të bëni një pushim.

“Ndaloni në atë moment. Mirëpo, mos e lini bisedën pa plan. Patjetër e thoni kur do të ktheheni për të vazhduar bisedën. Kjo është e rëndësishme, sepse nëse nuk veproni ashtu, ndërsa kërkoni një pushim, partneri juaj mund të ndihet i braktisur ose i refuzuar”, thotë Julie dhe shton se pushimi mund të zgjasë nga minimumi 20 minuta në 24 orë, jo më shumë se një ditë.

Psikologët sugjerojnë që të bëni diçka gjatë pushimit që do t’ju tërheqë nga konflikti.

“Bëni një shëtitje, shikoni televizor, dëgjoni muzikë, praktikoni yoga ose meditim, gjithçka që e sjell mendjen tuaj në një gjendje më të qetë. Në këtë mënyrë, kur ktheheni, jeni të qetë dhe biseda ndryshon plotësisht”, përfundojnë psikologët.

Lexo edhe :  Rregulli i artë i blerjes së gjelit të detit

 

Të fundit

Pesë sfidat kryesore të ekonomisë botërore në vitin 2025

Ekonomia botërore po përballet me sfida që pritet të ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë mirëqenien globale 1. Donald Trump 2.0...

Ja si do të jetë moti në këtë fund dhjetori, dhe si pritet të nisë 2025

Nga dita e hënë deri ditën e enjte moti parashikohet i qëndrueshëm dhe i kthjellët, ndërsa vranësirat të pakta kalimtare në veri e lindje...

Broja titullar për herë të parë, Everton mposhtet në shtëpi nga Nottingham Forest

Everton është mposhtur me rezultatin 0 me 2 nga Nottinham Forest. Ndeshja pati vlerë për javën e 19-të të Premier Ligë dhe Broja u...

Mjekët paralajmërojnë për meningjitin, ja kur duhet të vaksinohen fëmijët

Edhe pse Shqipëria nuk e ka në kalendarin e detyrueshëm vaksinën ndaj meningitit, prindërit u kërkojnë mjekëve pediatër nëpër qendra shëndetësore informacion ku mund...

Ilir Meta prej dy muajsh në burg, deputetët e PL-së ‘e djegin’ në festën e fundvitit

Anëtarët e Partisë së Lirisë imitojnë aleatet e tyre te PD-se, duke kënduar dhe kërcyer për festat e fundvitit, duke i thurur lavde kryetarit...

Lajme të tjera

Web TV