Talebanët thyejnë edhe Kabulin. Tashë janë drejt marrjes nën kontroll të plotë të Afganistanit.
Ndërkohë, SHBA ka filluar evakuimin e anëtarëve të stafit nga ambasada e saj në Kabul. Sot në mëngjes ata u dërguan në aeroport, ku u panë të hipnin në gjashtë aeroplanë të mëdhenj të transportit ushtarak. Shtetet e Bashkuara kanë vendosur 5,000 trupa për të ndihmuar në operacion.
Ishte Presidenti amerikan Joe Biden i cili dje autorizoi dërgimin e 5,000 trupave shtesë në Afganistan për t’u siguruar që ne mund të kemi një tërheqje të rregullt dhe të sigurt të personelit amerikan dhe personelit tjetër aleat dhe një evakuim të rregullt dhe të sigurt të afganëve që ndihmuan trupat amerikane gjatë misionit të tyre dhe atyre në rrezik të veçantë nga përparimi i talebanëve.
Sot militantët morën kontrollin e Jalalabad, një qytet kyç lindor, pa luftë, ndërsa një ditë më parë bastionin verior të qeverisë të Mazar-i-Sharif.
Së fundmi Shtetet e Bashkuara të Amerikës po zhvillojnë bisedime me shumë vende, ndër to edhe Shqipëria, për të strehuar përkohësisht afganët që kanë punuar me forcat amerikane në Afganistan. Këto plane konkrete për zhvendosjen e tyre janë konfirmuar për Report Tv nga vetë NATO. Shqipëria ka dhënë disponibilitetin e saj duke qenë edhe vend anëtar i NATOS. Bëhet fjalë për një prezence të përkohshme e këtyre refugjatëve në vendin tonë. Më herët ishte Kanadaja që konfirmoi pranimin për të strehuar 20 mijë civilë afganë, punonjës të administratës së ushtrisë amerikanë gjatë misionit të tyre në Afganistan.