Orë vendimtare për transferimin e Cristiano Ronaldos drejt Manchester Cityt. Futbollisti ka arritur akordin me klubin anglez, madje flitet se portugezi ka telefonuar edhe Pep Guardiolan dhe trajneri i ka shprehur mirëseadhjen
Por la edhe nerva të tendosura në takimin e zhvilluar mes Jorge Mendes dhe Juventus-it. Ky është lajmi i dhënë nga Tuttosport, që ka bërë një përmbledhje të takimit të zhvilluar sot mes palëve.
Në takimin e kërkuar nga klubi bardhezi, Nedved, Arrivabene dhe Cherubini i kanë shpjeguar menaxherit se e ardhmja e Cristiano Ronaldo-s nuk mund të jetë e pavarur nga vullneti i klubit.
Mbledhja, sipas së përditshmes italiane, nuk ka patur tone të buta: “Nuk na pëlqen ajo që bën”, mësohet t’i kenë thënë drejtuesit e Zonjës së Vjetër menaxherit të CR7.