Mbappe qëndron te PSG, Real Madrid ndërpret negociatat për blerjen e yllit 22-vjeçar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Real Madrid, sipas medieve në Francë, u ka thënë “stop” bisedimeve me PSG për blerjen e Kylian Mbappe. Sipas “L’Equipe”, klubi parizien nuk ka pranuar as 200 milionë euro për kartonin e 22-vjeçarit e në këto kushte, përfaqësuesit e “Los Blancos” janë tërhequr nga bisedimet.

Kjo do të thotë se Reali tashmë shpreson që në fund të sezonit ta marrë me parametër zero, por nuk është e thënë që talenti francez do të transferohet detyrimisht në “Bernabeu”.

Përgjatë sezonit, drejtuesit e PSG-së do të bëjnë ç’është e mundur për ta bindur sulmuesit të pranojë rinovimin e kontratës, duke i besuar faktorit kohë dhe ecurisë së klubit. Nëse PSG arrin të shkëlqejë në Champions, duke e ngritur për herë të parë në histori këtë trofe, dhe Mbappe rezulton element kyç për arritjet e skuadrës, krah Messit e Neymarit, atëherë do të krijoheshin kushtet e përshtatshme për ta vijuar karrierën në kryeqytetin francez.

Të fundit

Venediku tradhëton Skënderbeun, por osmanët munden në betejën e Dibrës

Ngjarja e vitit 1448 është një episod i rëndësishëm në mozaikun diplomatik dhe ushtarak të kohës së Gjergj Kastriotit...

Horoskopi ditor, 6 Gusht 2025

Dashi Jeta juaj ne çift do jete mjaft e animuar gjate kësaj dite. Do ja kaloni për mrekulli pranë atij qe dashuroni dhe nuk do...

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka zbuluar se nuk ka ndërmend...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Lajme të tjera

Web TV