Covid-19 në Afganistan/ Talebanët zaptojnë qendrat shëndetësore dhe ndalojnë vaksinimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sikur të mos mjaftonte kaosi i krijuar nga marrja e pushtetit nga ana e talebanëve, Afganistani rrezikon të gjendet përballë një tjetër plage: ajo e Covid, shkruan euronews

Talebanët kanë ndaluar vaksinimin në disa zona dhe tashmë mund ta shpallin të paligjshëm në të gjithë vendin. Në rast se do të kishte një valë të re infektimesh, vendi nuk do të ishte aspak gati.

Banorët tregojnë se talebanët kanë mbyllur të gjitha qendrat spitalore dhe i përdorin vetëm për ushtarët e tyre. Mjekësia dhe sektori shëndetësor kanë mbaruar në momentin e mbërritjes së tyre.

Njerëzit në rrugë nuk mbajnë as maska, dhe shprehen se janë më të frikësuar nga talebanët se sa nga virusi. Ish kreu i shëndetit publik afgan u shpreh se pa ndihmën e qeverive dhe organizatave ndërkombëtare, situata mund të transformohet në një katastrofë humanitare.

Dhe problemi do  të arrinte deri në perëndim ku pritet një valë emigrantësh afganë që largohen nga vendi i tyre. Dhe në të kaluarën, talebanët e kanë shprehur hapur refuzimin e vaksinave, përfshirë atë kundër poliomelitit. Në këtë refuzim ka dhe arsye fetare: në shumë vaksina, në fakt, përdoren përbërës që vijnë nga derri, që është i ndaluar me Kuran.

Ndërkohë kompanitë prodhuese të vaksinave këmbëngulin prej kohësh se ka vaksina kundër Covid që nuk kanë përbërës të tillë.

 

Të fundit

Thatësira e madhe, fermerët e Maliqit hapin puse për të shpëtuar prodhimet

I nxehti përvëlues i verës dhe mungesa e ujit për vaditje në Fushën e Maliqit po rrezikojnë prodhimet bujqësore...

Bashkia Lezhë apel pushuesve në plazh/ Priten dallgë të mëdha, shmangni zonat e pasigurta

Strukturat e Bashkisë Lezhë dhe shërbimet e sigurisë në plazh kanë dhënë sot një paralajmërim për kushte detare të pafavorshme, që pritet të zgjasin...

Po riparonte një mjet në guroren ku punonte, humb jetën 38-vjeçari në Mamurras

Një 38-vjeçar ndërroi jetë ditën e sotme në Mamurras pas një aksidenti në guroren ku punonte. Blutë bëjnë me dije ngjarja është regjistruar rreth orës 12:00 teksa...

Inflacioni mori hov në qershor! Jemi në verë, por çmimet po rriten si në dimër

Inflacioni në muajin qershor ka regjistruar nivelin më të lartë në 16 muaj. Gjate qershorit thotë INSTAT çmimet u rritën me 2.4%, dhe shkaku...

Piku i sezonit turistik, euro nis dobësimin përballë lekut/ Ja me sa po shkëmbehet

Piku i sezonit turistik në vend ka dhënë efektet e para në monedhën europiane. Nëse shohim të dhënat e Bankës së Shqipërisë vërehet se që...

Lajme të tjera

Web TV