Bota e futbollit e shqetësuar për legjendën Pele, është shtruar në spital

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Legjenda e futbollit brazilian dhe atij botëror, Pele është shtruar në spital. 80-vjeçari ndodhet në këtë gjendje që 6 ditë më parë, por jo në rrezik kritik për jetën.

Sipas mediave vendase, Pele po kryen kontrolle rutinë në spitalin Albert Einstein në Sao Paulo pasi ka shfaqur probleme shëndetësore. Deri më tani nuk ka ende asnjë informacion më tepër lidhur me këto probleme teksa menaxheri i legjendës braziliane, Joe Fraga, shprehet se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

Më herët, mediat kanë raportuar se Pele-s i ka rënë të fikët, por këtë e ka mohuar vetë ish-lojtari. Përmes një postimi në Instagram, ai shkruan se ai është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se kishte shkuar në spital për vizita mjekësore rutinë.

“Djema, nuk më ra të fikët dhe jam shumë mirë me shëndet. Unë shkova për provimet e mia rutinore, të cilat nuk kisha qenë në gjendje t’i bëja më parë për shkak të pandemisë. Lërini ata të dinë që unë nuk luaj të dielën tjetër” – shkruante Pele.

Tifozët e tri herë kampionit të botës kanë shprehur shqetësimet e tyre pas publikimit të dokumentarit të legjendës. Tifozët shprehen se në filmin e publikuar, Pele nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore, pasi në një pjesë ai shfaqet me një karrocë mbështetëse.

 

Të fundit

Horoskopi për ditën e sotme, 10 shkurt 2025

Dashi Sot veprimet tuaja do të ndihmojnë të vendosni bazat për diçka që do t’ju bëjë të dalloheni nga njerëzit që admironi më shumë, prandaj...

Barcelona triumfon në transfertën e Sevillas dhe futet sërish në garën për LaLigën

Barcelona ka mposhtur Seviljan në transfertë me shifrat 4-1. I zakonshmi Lewandowski ishte ai që kaloi në avantazh skuadrën në minutën e 7-të por festa...

Barazpeshë në “Maradona Stadium”, Napoli ngec ndaj Udineses dhe nuk arrin të shkëputet

Napoli nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 përballë Udineses. Sfida pati vlerë për javën e 24-të të Seria A dhe Napoli humbi mundësinë për...

Simpatizuesit e LVV-së nisin festimet në Mitrovicë, Gjilan e Lipjan

Simpatizues të Lëvizjes Vetëvendosje kanë nisur të festojnë pas rezultateve të deritanishme të zgjedhjeve të 9 shkurtit. Deri më tani janë numëruar 23.5% e votave,...

Lajme të tjera

Web TV