Bashkëshortja e Michael Schumacher flet me lot në sy për pilotin e Formula1: Më mungon çdo ditë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gruaja e Michael Schumacher, Corinna shpërtheu në lot pasi zbuloi se bashkëshorti i saj është “ndryshe” që nga dëmtimi i kokës dhe asaj i mungon ai çdo ditë.

Ajo dha një intervistë për një dokumentar të Netflix, ku kujtoi aksidentin e rëndë të legjendës së Formula 1, si dhe detajet e jetës së tyre në këto 8 vite.

“Unë kurrë nuk e kam fajësuar Perëndinë për atë që ndodhi. Ishte vërtet fat i keq – i gjithë fati i keq që dikush mund të ketë në jetë.

“Është gjithmonë e tmerrshme kur thua,” Pse po ndodh kjo me Michael ose me ne? ” Por atëherë pse u ndodh njerëzve të tjerë? “

Më tej Corinna e përlotur vazhdon: “Sigurisht, më mungon Michael çdo ditë. Por nuk më mungon vetëm mua, janë fëmijët, familja, babai i tij, të gjithë të afërmit dhe rrethi i tij”.

“Unë mendoj se ai është thjesht shumë i fortë mendërisht. Jashtëzakonisht i fortë.Ai akoma më tregon se sa i fortë është çdo ditë.”

Kujtojmë se kampioni I F1 pësoi një aksident fatal, ku mori dëmtime të rënda në kokë teksa po bënte ski në Alpet franceze në vitin 2013. Familja thuhet se ka shpenzuar 20 milionë funte për kujdesin e tij gjatë gjithë kohës në shtëpitë e tyre në Zvicër dhe Majorka.

Në vitin 2019, Schumacher u raportua se po bënte “përparim të mirë” dhe se “po përpiqej të komunikonte”, por kjo nuk u konfirmua nga familja e tij.

 

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV