Von der Leyen për tensionet në veri të Kosovës: Dialogu është mënyra për të zgjidhur problemet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidentja e KE, Von der Leyen ka komentuar nga Prishtina situatën e tensionuar në Veri të kosovës.

Ajo tha se dialogu është mënyra më e mirë për të zgjidhur konfliktin dhe duhet të shkohet drejt miqësisë, bashkëpunimit e pajtimit.

Von der Leyen kujtoi se vetë vjen nga një vend i cili shkaktoi Luftën e Dytë Botërore dhe Holokaustin, por dhe vetë BE nisi si bashkëpunim tregtar.

Si hap të parë, Presidentja e KE propozoi menjëherë ç’tensionimin e situatës.

’Së pari, çështja që po i shohim aktualishtnë kufi, më lejoni të reflektoj së pari rreth kësaj. Ndërsa ne flasim këtu, negociatorët janë në Bruksel, shpresoj që kanë mandate të qëndrueshëm për të negociuar, mënyra më e mirë për të zgjidhur problemet.

Në përgjithësi jam e bindur që të ç’tensionohet situata, të vijohet me dialog. Unë vij nga një vend, nga BE, që të dyja me përvojë mbi 70 vjeç se çfarë nënkupton shkapërsimi

Vij nga një vend që është përgjegjëse për Holokaustin dhe që shkaktoi Luftën e Dytë Botërore. Ne kemi filluar me tregëtinë, çelikun, thengjillin në BE.

Kjo na ka sjellë në një process që përkundër gjithë vështirësive të kaluara, që duhet të kujtohen, pasi janë shenja paralajmëruese, por edhe i respektojmë jetët e atyre që janë humbur. Vështrimin nga e ardhmja, në një mënyrë që nga miqësia e bashkëpunimi të kalojmë tek vështirësia. Duhet pajtim. Pse po e adresoj?

Këto janë çështje të kohës që duhet të investohet shumë, e di që ka padurim për të ecur përpara, e respektoj shumë, është shenjë e mrekullueshme. Ta marrim padurim dhe ta çojmë në konstrukt të punës për të ardhmen. Është me rëndësi që të kemi ëndrra. Në jetën time politike gjithmonë kam pasur ëndrra. Përvoja ime është që, nëse bëni ndryshim në mënyrë efektive ecni përpara.

Unë ndaj ëndrrat me rajonin, jam mbështetëse e flaktë e zgjerimit. Dua që Ballkani Perëndimor të rreshtohet me ne. Kjo është ëndërr, ja vlen barra qiranë. Gjithçka ka nisur me ëndërr. Prandaj jam këtu. Dua t’ju dëgjoj, të mësoj më shumë, që javën e ardhshme të kemi një gur themel të qëndrueshëm që të vijojmë të punojmë. ‘’- tha Ursula von der Leyen.

Të fundit

Frika nga tërmetet në Santorini, largohet 2/3 e popullsisë

Dy të tretat e 16,000 banorëve të Santorinit janë larguar pas lëkundjeve sizmike të vazhdueshme që kanë tronditur ishullin...

Si ta provoni telefonin inteligjent Android nga vjedhjet me tre veçori të reja

Shpesh, në gjysmë të rrugës mes naivit dhe romantikës, ne ende e quajmë atë një "celular", sikur funksioni kryesor i shoqëruesit tonë (gjithashtu) besnik...

Cilët janë faktorët që kanë rënduar skemën e pensioneve?

Kryeministri Rama ka njoftuar sot reformimin e skemës së pensioneve, në përpjekje për të rritur pensionet, “teksa kolapsi i vitit 2014”, siç ai e...

“Trump s’ka kohë për mua”, Berisha pranon se non grata “do kohë të hiqet”

Udhëtimi i pari jashti shtetit pas shumë kohësh duket se ka rimbushur me energji Sali Berishën. “Udhëtimi im, drejt Berlinit ishte udhëtim drejt fitores. Presim...

Një Kosovë, i njëjti Grenell, por Trump tjetër

Nga Frrok Çupi Për tre ditë, këtë të diele, në Kosovë mbahen zgjedhjet e përgjithshme Parlamentare. Kosova i bën këto zgjedhje në kushtet e gjysmë- izolimit...

Lajme të tjera

Web TV