Habit kandidati për kryetar komune: Kam një Ferrari, makinë modeste, 70 mijë euro (Video)

Kandidati i NISMA-s për kryetar të Podujevës, në Kosovë, Xhemajl Hasani ka qenë i ftuar në “Edicionin Zgjedhor në Klan Kosova, ku është pyetur se çfarë makine përdor dhe tepër serioz ai përgjigjet se ka një makinë modeste.

-Gazetarja: Me çfarë veture vozisni zoti Hasani?

-Xhemajl Hasani: Lëviz me një veturë modeste, dhuratë prej familjarëve.

-Gazetarja: Çfarë është modeste për ju?

-Xhemajl Hasani: Me Ferrari. (Shkaktohen të qeshura në zyrë).

-Gazetarja: Ferrari, veturë modeste? (qesh)

-Xhemajl Hasani: Pse?

-Gazetarja: Çfarë vlere ka?

-Xhemajl Hasani: 70 mijë Euro.

-Gazetarja: Dhe kjo është modeste për ju, apo jo?

-Xhemajl Hasani: Po si të gjithë kandidatët e tjerë.

Deklarata e Hasanit ka shkaktuar mjaft të qeshura në studio, ndërsa për të çdo gjë që tha ishte shumë normale.