E pazakontë/ Asistenti rrëzohet mbi lojtarin e dëmtuar në barelë, shokët e tij e transportojnë vetë

Jemi mësuar të shohim shumë gjëra kurioze gjatë ndeshjeve të futbollit, por kjo situatë nuk është se shihet shpesh.

Stafi mjekësor duke nxjerrë një lojtar të dëmtuar nga fusha e lojës, jo vetëm që e lëkund por një nga asistentët e stafit pengohet dhe madje bie mbi barelë.

Shokët e skuadrës së futbollistit të dëmtuar nuk i besojnë asaj që po shohin dhe vendosin ta nxjerrin jashtë fushës së bashku me një lojtar nga ekipi rival.

Për më tepër ndiqni videon në linkun më poshtë:

https://www.sport.es/es/videos/futbol-internacional/20211003/surrealista-discusion-jugador-lesionado-camillero/12140026.shtml?jwsource=cl