10-vjeçari gjendet i pajetë në një kamion në Kosovë, ja çfarë dyshohet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një fëmijë i moshës 10 vjeç është gjetur pa shenja jete dje në kabinën e një kamioni në Malishevë të Kosovës. Fëmija është gjetur me plagë nga xhaxhai i tij, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur: një armë zjarri, një karikator dhe një gëzhojë. Arma e zjarrit dyshohet të jetë e babait të viktimës, tha zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Yllka Juniku-Shehu.

E pyetur se cilat janë dyshimet e para mbi vdekjen e fëmijës, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Gjakovës tha: Për momentin, pa mbaruar autopsia nuk mund të flasim asgjë, edhe pse fëmija ka qenë vetëm, po nuk dihen saktë rrethanat”.

Policia me anë të raportit 24 orësh ka njoftuar se për rastin e vdekjes së fëmijës janë informuar nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Malishevë.

“QKMF Malishevë, 03.10.2021 – 12:54. Nga emergjenca e QKMF, është informuar se nga familjarët, është sjellë pa shenja jete viktima mashkull kosovar (fëmijë). Njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur një revole dhe një karikator. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, ka njoftuar policia e Kosovës.

Të fundit

Trump lavdëron Musk për reduktimin e shpenzimeve qeveritare

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka mbrojtur vendimin e tij për t'i dhënë biznesmenit miliarder, Elon Musk, një...

Nëna e Ajola Xoxës, Valbona Xoxa paraqitet në SPAK

Nëna e Ajola Xoxës, Valbona Xoxa është paraqitur pak më parë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Mësohet se ajo do të merret në pyetje...

Big Brother Vip/ Dy banore shkojnë në nominim “kokë më kokë”

Spektakli i mbrëmjes së djeshme, solli një metodë të re nominimi në shtëpinë e “Big Brother Vip”, ku rolin kryesor e luajtën opinionistët. Secili prej...

Shpërthimi spektakolar i llavës në Siçili krijon fluks turistësh

Një javë me spërkatje spektakolare të llavës në malin Etna të Sicilisë, të mbuluar me borë, një nga vullkanet më aktivë në botë, ka...

Filxhani i kafesë do të rritet me10-30 lekë në pranverë prej çmimeve të larta të importit

Shqipëria shumë shpejt pritet të dorëzohet para çmimeve ende të pranueshme të kafesë në bare, pasi importet e këtij produkti po bëhen gjithnjë e...

Lajme të tjera

Web TV