Mitsotakis: Nëse BE mungon në Ballkanin Perëndimor, të tjerë do të mbushin boshllëkun

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Perspektiva e Ballkanit Perëndimor do të jetë në qendër të diskutimeve të ditës së nesërme në samitin e BE  që zhvillohet në Slloveni. Por një apel ka ardhur nga kryeministri i Greqisë,  Kyriakos Mitsotakis i cili në një deklaratë ka theksuar rëndësinë e integrimit të Ballkanit në BE.

Sipas tij, koha po përfundon dhe nëse BE nuk do të ndërmarrë asgjë konkrete për këtë rajon, të tjerët do të nxitojnë për të mbushur boshllëkun.

“Në Samitin e Jashtëzakonshëm të Bashkimit Evropian – Ballkani Perëndimor, ne do të kemi mundësinë të diskutojmë perspektivën evropiane të fqinjëve tanë. Tetëmbëdhjetë vjet pas Samitit të Selanikut, i cili për herë të parë hapi derën evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimor, është koha për të bërë angazhime të qarta. Koha po mbaron dhe nëse Bashkimi Evropian mungon në këtë  rajon nuk ka dyshim se të tjerët do të nxitojnë për të mbushur boshllëkun”, ka thënë kryeministri grek.

Ai u ndal më tej duke thënë se do të diskutohen çështje gjithëpërfshirëse që lidhen me politikën e jashtme botërore.

“Do të jetë një mundësi për mua që të informoj partnerët tanë për aleancën shumë të rëndësishme strategjike, marrëveshjen e bashkëpunimit që kemi nënshkruar me Francën. Dhe për të përsëritur nevojën për të përshpejtuar debatin mbi autonominë strategjike evropiane . Evropa më në fund duhet të jetë në gjendje të paktën të fillojë rrugën e përafrimit të fuqisë së saj ekonomike me fuqinë e saj gjeopolitike. Shpresoj që sot do të kemi mundësinë që ta bëjmë këtë diskutim në detaje”, u shpreh Mitsotakis.

Të fundit

Xabi Alonso largon yllin e skuadrës: Nuk ke më vend këtu

E ardhmja e Dani Ceballos duket se do të jetë larg Real Madridit. Mesfushori 28-vjeçar po mendon largimin nga...

Kush është Lorenc Lala? I pagoi Laert Haxhiut 50 mijë euro për Albi Bashaliun

Një shtetas shqiptar, i kërkuar si porositësi i një vrasje vite më parë në vendin tonë, ka rënë në prangat e policisë britanike. Sipas...

Luiza Gega akuzon presidentin Smajlaj: Nuk shkoj në Europian, na ktheu 20 vite pas

Të martën në Slloveni do të nisë kampionati evropian i atletikës për shtete, por Luiza Gega nuk do të përfaqësojë Shqipërinë. Atletja e shpallur...

Sherr banal për cigare, 19-vjeçarja vret me thikë adoleshentin

Një 19-vjeçare është arrestuar nën dyshimin se ka therur me thikë një 15-vjeçar në Bavari të Gjermanisë. Sipas mediave lokale, ngjarja ndodhi pas një grindjeje...

Agravon debati! Dorina Mema largohet nga studio pas sherrit të ashpër me Bledi Manen

Dorina Mema dhe Bledi Mane janë përfshirë në një debat të ashpër në studion e “E Diell” në Top Channel. Mema ishte duke folur për...

Lajme të tjera

Web TV