“S’ka falje pas tradhtisë”/ Wanda Nara e vendosur, gati të divorcohet nga Icardi

Ka mjaftuar një mesazh i dërguar nga aktorja Eugenia Suares, për të shkatërruar martesën mes Mauro Icardit dhe Wanda Narës. Modelja duket se po e konsideron plotësisht ndarjen nga futbollisti dhe nuk është e gatshme të falë këtë tradhëti. “Do të doja të të takoja në një disko, në një pjesë të botës ku askush nuk të njeh”.

Para disa ditësh, ajo shkroi në “Instastory”: “Një tjetër familje që shkatërrove për një prostitutë”. Ndërsa të nesërmen, publikoi një foto pa unazë ku nënvizonte: “Më mirë pa të”. Wanda është pyetur sërish nga gazetarët në lidhje mbi këtë tematikë dhe kundërpërgjigja e ashpër e modeles nuk ka munguar: “Keni nevojë për emra. Apo doni një hartë për të zbuluar të përdalën që u dërgon mesazhe private burrave të martuar”.Nga krahu tjetër, aktorja argjentinase Eugenia Suarez ka mohuar gjithçka.

“Nuk e di nga dalin këto thashetheme. Wandën dhe Icardin nuk i njoh. Sapo jam ndarë dhe po mendoj për veten time”, tha ajo për të mbyllur historinë. Mediat kanë zbuluar se Wanda zbuloi gjithçka falë një detektivi privat, i cili ndiqte Icardin dhe ka mundur t’ia hakerojë telefonin ku u zbuluan dhe mesazhet e shkëmbyera.