Media serbe: Shqipëria do të anëtarësojë Kosovën në UNESCO përmes vajzës së Kadaresë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Besiana Kadare do të jetë sërish ambasadore e Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), shkruan media serbe, “Kosovo Online”. Ajo ishte shefe e misionit shqiptar në këtë organizatë në vitin 2015, kur Kosova kërkoi të anëtarësohet atje.

Besiana Kadare është vajza e shkrimtarit të njohur shqiptar, Ismail Kadare. Ajo ka magjistruar në letërsi moderne dhe krahasuese dhe media serbe shkruan se ajo njihet si person jashtëzakonisht i apasionuar pas Kosovës.

Kadare është aktualisht ambasadore e Shqipërisë në Kombet e Bashkuara dhe është në atë detyrë që nga viti 2016. Vitin e kaluar, ajo u zgjodh nënkryetare e sesionit të 75-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Ajo ishte më parë në UNESCO nga viti 2011 deri në vitin 2016. Ajo ka punuar gjithashtu në Ambasadën e Shqipërisë në Francë në vitin 2008, si dhe me Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) në vitin 2005.

“Kosovo Online” shkruan se nuk është e pazakontë që dikush që tashmë ka qenë ambasadore në UNESCO të kthehet në atë pozicion, prandaj mund të supozohet se një lëvizje e tillë e Tiranës është pjesë e përgatitjeve për ofensivën për pranimin e Kosovës në këtë organizatë.

Përkatësisht, gjatë mandatit të saj të parë në UNESCO, Kadare kishte kontakte të mira në Paris, si dhe një ambicie të fortë që Kosova të bëhej pjesë e kësaj organizate të OKB-së. Në fund, Shqipëria më pas paraqiti një kërkesë zyrtare që Këshilli Ekzekutiv i UNESCO-s ta vendoste në rend dite kërkesën e Kosovës për anëtarësim, shkruan KO. Tani që ka kaluar pesë vjet në selinë e OKB-së, nuk ka dyshim se ajo do të kthehet në UNESCO me një gamë më të gjerë lidhjesh dhe energjish të reja, si dhe me një motiv më të fortë për ta përfunduar punën që dështoi herën e fundit.

Lexo edhe :  “Dashuria” për UÇK/ Gazetarja polake mbledh fakte e dëshmi në Kosovë

Në Konferencën e Përgjithshme të UNESCO-s të vitit 2015, Kosova nuk arriti ta siguronte shumicën e kërkuar prej dy të tretave të shteteve që votuan. Nga 142 vende që votuan, 92 e mbështetën anëtarësimin e Kosovës, por 50 ishin kundër propozimit. Por 29 shtete kishin abstenuar, duke bërë kështu që për një shumicë prej dy të tretash që kërkohen për anëtarësim (95 vota), Kosovës i kanë munguar vetëm tri vota.

Të fundit

Për pushime në Shqipëri, mbi 300 mijë shqiptarë të Kosovës hynë nga Morina në dy javë

Sezoni turistik në Shqipëri ka hyrë në pikun e tij, ndërsa në pikat kufitare me Kosovën po vihet re...

”Forbes”: Pse duhet ta planifikoni Shqipërinë për pushimet tuaja?

Për dekada të tëra, Mesdheu ka qenë duke ju propozuar të njëjtat destinacione të arta, por tashmë të vjetruara si Kapri, San Trope’, Mikonos...

Ilir Meta u dogj se s’pranoi të dorëzohej si Fatos Nano, do zhduket nga politika!

Konspiracionisti dhe teoricieni i njohur, Alfred Cako vjen me një intervistë që ndez sërish debatin mbi prapaskenat e pushtetit dhe lojërat globale që, sipas...

Njerëzit e “marrosur” pas kukullave Labubu/Kompania kineze kap shifrën rekord të fitimeve

“Vala” globale e çmendurisë për kukullat Labubu, krijesa të vogla, me pamje të çuditshme dhe dhëmbë të mprehtë, po i sjell përfitime rekord kompanisë...

Rrotacion administrativ në vend të rrotacionit politik

Mero Baze Dorëheqjet e zyrtarëve të bashkive socialiste në gjithë Shqipërinë janë pjesë e një aksioni politik të kryeministrit, por nuk janë as detyrim ligjor...

Lajme të tjera

Web TV