“Njëherë kafshova unë”/ Rama-Bashës: Mos fol përçart në 12 të drekës dhe mos u merr me shifrat se nuk i kupton

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vijojnë replikat në Kuvend mes kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha. Me tone të ashpra, Rama i ka kërkuar Bashës të bëjë kujdes me fjalët që thotë nga foltorja, teksa iu referua deklaratës së kryedemokratit se “njëherë kafshova unë dhe u zhduke 3 javë”.

‘Pse të duhet ty Lulëzim retorika e trimit të madh që nuk ka shokë shumë. Kjo është shumë e qartë. Respekto që të të respektojnë. Nuk mundesh dot t’i që në përpjekje për të realizuar një objektiv, të bëje edhe vandalin. Ti e ke provuar shumë shpesh dhe aq herë sa e ke provuar të është bërë bozë. Debatin për trimëri thuaja vetes, por mos dil këtu në këtë foltore si “Beni qe ecën vetë”, por bëhu serioz. Nuk kemi kohë për të humbur, por të angazhohemi. Ke treguar që jo vetëm me shifrat por edhe me gërmat ke probleme. Përfaqësuesit e PS-së bën mirë t’i respektosh nëse nuk do ta ndërpresim këtë mënyrë komunikimi. Shkove deri tek kafshimet se ke qenë aleat me një që kafshonte deri dje. Je këtu, po të shohin njerëzit, ora 12 e drekës. Leji këto tani se po të dëgjojnë njerëzit. Mos fol përçart. Kostoja e ndërtimit është me metra katror. Po të them që kostoja e ndërtimit të shkollave nga qeveria shqiptare është 47 mijë lekë për metër katror, dhe e shkollave të ndërtuara me fondet e BE është 60 mijë lekë. Prandaj hezitova që ta them, janë 400 kompani Lulzim që janë angazhuar për rindërtimin. Mos u merr me shifrat se nuk i kupton.’- tha Rama.

Të fundit

Zbulim i rrallë, një kartolinë e Liri Belishovës, e shkruar nga internimi

Një gjetje krejt e pazakontë ka ndodhur kohët e fundit në duart e përkthyeses së njohur Etleva Kondakçiu. Teksa...

Krijohet shoqata e parë ndërkombëtare për eksplorimin e hapësirës së thellë

Kina shpalli të hënën krijimin e Shoqatës Ndërkombëtare për Eksplorimin e Hapësirës së Thellë (IDSEA), me qëllim që të fuqizojë vendet e tjera në...

1889 – Botohet numri i parë i gazetës The Wall Street Journal

Më 8 korrik 1889, në New York u botua për herë të parë gazeta The Wall Street Journal, një emër që do të bëhej...

Gjykata e Lartë rrëzon Veliajn, kryebashkiaku mbetet në burg

Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin e bërë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për heqjen e masës së sigurisë arrest...

I dogji makinën fqinjit të tij, arrestohet 60-vjeçari në Tiranë

Një 60-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi dyshohet se për qëllime të dobta dogji automjetin e fqinjit të tij. Përmes një...

Lajme të tjera

Web TV