Rama njofton procedurat e reja për bizneset: Çdo ankesë për tenderat, prokurimet apo koncesionet do të dorëzohet online në e-Albania

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama, e ka nisur mëngjesin e tij me një video sqaruese në detaje, se çdo ankesë për tenderat, prokurimet apo koncesionet do të dorëzohet online përmes e-Albania.

Në video paraqiteti në mënyrë krahasimore mënyra se si është proceduar deri më tani, që pavarësisht se procedurat zhvilloheshin në rrugë elektronike, procesi i dorëzimit dhe i shqyrtimit të ankesave është trajtuar në formë shkresore.

Rama trego se kjo “epokë” ka mbaruar, duke theksuar se tashmë gjithçka do të bëhet në formë elektronike dhe kohë reale.

Kryeministri tha se kjo reformë mundëson rritjen e transparencës, besueshmërisë së publikut, deburokratizimin e shërbimeve, një standard të ri të publikimit dhe shmangien e korrupsionit.

Shkrimi në videon e publikuar nga Kryeministri:

Nga viti 2010 e në vijim, pavarësisht se të gjithë procedurat e prokurimit publik, koncesioneve dhe partneritetit publik privat, zhvillohen në rrugë elektronike, procesi i dorëzimit dhe i shqyrtimit të ankesave është trajtuar në formë shkresore, duke shkaktuar kosto shtesë për biznesin.

Biznesi çdo vite përballej me radhë të gjata në bankë, në shërbimin postar apo në institucione të tjera dhe shpesh herë ankesa të dorëzuara me vonesë për shkak të drerëve që mbyllen, si dhe shpenzime shtesë nga 300 deri në 1000 $, si kosto udhëtimi dhe atyre postare, në mënyrë që të dorëzonte ankesën pranë KPP dhe autoriteteve kontraktore.

Kërkimi i informacionit në faqen e KPP nuk është lehtësisht i aksesueshëm dhe mbështetur mbi parimet e open data. Por kjo nuk do të ndodh më!

Sistemi i ri i dorëzimit dhe menaxhimit të ankesave sjell një standard të ri të marrëdhënieve biznes-autoritetet kontraktor dhe KPP.

Nëpërmjet e-albania të gjithë operatorët ekonomikë, vendas dhe të huaj do të dorëzojnë pa kosto shtesë ankesa për procedura prokurimi, koncesioni, ankandi, leje minerare pranë autoriteteve kontraktore dhe KPP.

Lexo edhe :  Kujdes! Kjo është lista e vendeve më të rrezikshme për udhëtim në vitin 2025!

Sistemi mënjanon tërësisht kontaktin me biznesit në çdo zyrë shteti dhe përmbyll ciklin e zhvillimit, tërësisht elektronik të procedurave të prokurimit.

Operatorët ekonomikë do të kenë mundësi jo vetëm të dorëzojnë ankesën me nënshkrim elektronik por edhe të realizojnë pagesën përmes Platformës Qeveritare të Pagesave Elektronike.

Me dorëzimin e ankesës sistemi integrohet me sistemin e Prokurimeve Elektronike, QKB dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.

Vetëm me një klikim çdo ankesë e regjistruar dorëzohet njëkohësisht pranë autoriteteve kontraktore dhe KPP.

Ankesa publikohet në kohë reale në regjistrin publik të ankesave.

Autoritet kontrakturë shqyrtojnë ankesën dhe njoftojnë operatorin ekonomik përmes platformës.

Më pas KPP do të shqyrtojë ankesën dhe do të japi një përgjigje të vulosur dhe nënshkruar elektronikisht.

Vendimi i njoftohet palëve në kohë reale.

Sistemi është i shoqëruar me një faqe të re ku veprimtaria publikohet bazuar në parimet e open data.

Faqja mundëson publikimin e të dhënave statistikore në kohë reale, mbi veprimtarinë e Komisionit, lehtësi në kërkimin e informacionit në tre regjistra publikë.

Informacioni është lehtësisht i aksuesueshëm dhe në formatin e JSON, si niveli më i lartë i transparencës.
Kjo reformë mundëson rritjen e transparencës, besueshmërisë së publikut, deburokratizimin e shërbimeve, një standard të ri të publikimit dhe shmangien e korrupsionit.

Të fundit

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për shenjën tuaj ditën e sotme

Dashi Tani është koha për të eksploruar idetë dhe dëshirat tuaja krijuese. Sigurohuni që jeni në një pozicion që ju...

Ndeshje e jashtëzakonshme, Real Madrid përmbys Cityn në minutën e fundit të sfidë

Champions League dhuron emocione të forta në duelet e para të fazës Play Off. Akti i parë i finales së parakohshme mes Manchester Cityt...

Nuk dorëzohen dhe në ditët më e vështira, zbuloni shenjat më luftarake të horoskopit

Tre shenja të zodiakut janë të njohura për shpirtin e tyre luftarak dhe qëndrueshmërinë, ku pavarësisht pengesave, ato nuk dorëzohen kurrë. Dashi është një shenjë...

Trump nuk përjashton Shqipërinë si vend për të strehuar palestinezët e zhvendosur nga …

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump, ka pohuar se do të marrë parasysh edhe Shqipërinë, si vend për të sjellë palestinezët e zhvendosur...

Vendet e Ballkanit në ankth për dëbimin e planifikuar të emigrantëve nga Trump

Vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë bërë ende të ditur se si planifikojnë të përballen me një fluks kriminelësh të dënuar që do të...

Lajme të tjera

Web TV