Sekretari i FRPD paralajmëron Berishën në “Foltore”: Po i shkele premtimet, do të shpallim “non grata”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sali Berisha mesditën e sotme zhvilloi “Foltoren” me të rinjtë e FRPD-së në Tiranë. Pjesë e takimit ishte edhe kryetari aktual i këtij forumi, Belind Këlliçi i cili ndër të tjera u shpreh se “Kushdo që tenton dhe ëndërron të vendosë një shenjë barazie mes personit që rrëzoi diktaturën në këtë vend dhe narko-kriminelëve që sot janë shpallur “non grata” edhe ata dhe që kanë qenë krah Edi Ramës, e kanë shumë gabim”.

Besart Xhaferri, sekretari i marrëdhënieve me jashtë në FRPD paralajmëroi Sali Berishën se nëse i shkel premtimet e “Foltores” atëherë të rinjtë do ta shpallin “non grata”. “Doktor, ju keni plot faje dhe keni bërë “mea culpa”, nuk e di sa na vlejnë, por ajo që na vlen është se çdo pikë që ke diskutuar në “Foltore” të respektohet. Pse e them këtë? Sepse nuk duhet të keqpërdorohemi përsëri, sepse nëse i shkel do të rrezikosh të marrësh “non grata”-ën e në të rinjve, që duam të ndërtojmë të ardhmen në Shqipëri” tha ai.

Ish-kryeministri Sali Berisha i shpallur “non grata” nga SHBA u përjashtua nga grupi i PD-së. Por pas vendimit të Lulzim Bashës, lideri historik i së djathtës shqiptare ka nisur “Foltoret”, lëvizje që sikur ka deklaruar ai si qëllim final ka rimarrjen e drejtimit të partisë që themeloi 30 vite më parë.

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV