Udhëtarit i shkrepet arma aksidentalisht, plagosen tre persona në një aeroport në SHBA

Momente paniku janë regjistruar në Aeroportin e Atlantas në SHBA. Sipas mediave të huaja, arma e një personi është shkrepur pa dashje, e kjo ka bërë që qindra udhëtarë të tmerrohen. Si pasojë e të shtënave të armëve janë lënduar tre persona, shkruajnë mediat.

Policia është vënë menjëherë në ndjekje të autorit dhe pas disa orësh e kanë arrestuar.

Autori Kenny Wells akuzohet për armëmbajtje pa leje si dhe akuza për plagosjen e disa personave padashje.

Ndërkohë dy orë më vonë, pasi u normalizua situata fluturimet rifilluan.