30 nëntor 1954/ Hodges, meteori nga hapësira që ra mbi një grua

Më 30 nëntor të vitit 1954, në Sylacauga, të Alabamas, meteori “Hodges” përplaset përmes një çatie dhe godet një grua që po flinte gjumë. Ky është i vetmi rast i dokumentuar në hemisferën perëndimore të një qenie njerëzore të goditur nga një shkëmb të rënë, nga hapësira.

Meteori i Sylacauga ra në orën 12:46 me kohën lokale (18:46 UT) në Oak Grove, të Alabama, afër Sylacauga. Zakonisht ai quhet edhe meteoriti i Hodges sepse një fragment i tij goditi Ann Elizabeth Fowler Hodges. Ky meteor peshonte 6 kg.

Meteori u konfiskua nga shefi i policisë Sylacauga i cili më pas ia dorëzoi Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara.

Pretendimi më i hershëm i një personi të goditur nga një meteorit vjen nga viti 1677 në një dorëshkrim të botuar në Tortona, Itali, i cili tregon për një frat milanez që u vra nga një, megjithëse vërtetësia e tij nuk dihet.

Në 1992, një fragment i vogël meteori (3 g) goditi një djalë të ri nga Uganda në Mbale; ishte ngadalësuar nga një pemë dhe nuk shkaktoi asnjë lëndim.