Tornadot në SHBA: Joe Biden shpall gjendjen e jashtëzakonshme në Kentucky

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Guvernatori i Kentucky-t, Andy Beshear, tha se rreth 50 persona kanë humbur jetën vetëm në shtetin e tij, duke e çuar numrin e vdekjeve në zonat e shkatërruara në 64.

Autoritetet amerikane kanë folur për dëme të jashtëzakonshme në shumë shtete, pas “shpërthimit” të disa tornadove vdekjeprurëse që rrënuan komunitetet dhe rrafshuan qytetet. Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden deklaroi se kjo është një fatkeqësi natyrore e përmasave madhore. Pas kësaj deklarate u dha një ndihmë e pakufizuar federale në të paktën 8 qytete të Kentucky-t.

Shumica e atyre që humbën tragjikisht jetën janë punëtorët e një fabrike qirinjsh. Tetë janë konfirmuar të vdekur. Fillimisht u raportua për 110 të zhdukur, por gjatë orëve të vona të së premtes (12.12), 90 prej tyre u gjetën shëndoshë e mirë.

“Shumë prej tyre ishin grupuar në një strehë që i ka mbrojtur prej tornados dhe sapo gjithçka ka përfunduar, ata kanë dalë prej andej dhe kanë mbërritur në shtëpi” – tha Bob Ferguson nga “Mayfield Consumer Products”. Ai shtoi se mungesa e energjisë elektrike dhe e rrjetit e bëri të vështirë kontaktin fillestar me ta.

Ndihmat federale lehtësojnë pasojat e shkatërrimit të natyrës

Shtëpia e Bardhë e miratoi kërkesën e Beshear për ta konsideruar tragjedinë në përmasat e një katastrofe federale, çka do të thotë se fondet do të kalojnë shumën e 5 milionë dollarëve, që u deklarua në çastet e para pas emergjencës.

Sipas Agjencisë Federale të Menaxhimit të Emergjencave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (FEMA), kjo nënkupton “një gamë të gjerë ndihme në nivel federal, për individë dhe infrastrukturën publike”.

Situata e jashtëzakonshme përfshin gjithashtu “fonde për ndihmat e emergjencës dhe riparimin e dëmeve të përhershme”, duke garantuar kështu qytetarët për rindërtimin e shtëpive të tyre pas dëmeve që shkaktoi kjo katastrofë natyrore.

Lexo edhe :  Evropa "digjet" nga i nxehti, Moska regjistron 30 qershorin më të ftohtë në histori

Qytete si Mayfield vuajtën pasojat më të mëdha të shkatërrimit, me popullsinë prej 10,000 banorësh që vraponte për t’u mbrojtur pas marrjes së sinjalizimeve në telefonat celularë rreth 20 minuta para se tornado të godiste zonën e tyre. Beshear tha se fuqia e goditjes këtë herë ishte shumë më e lartë se herët e tjera, pasi ka shkërmoqur tullat dhe strukturat prej çeliku.

Gazetari Travis Ragsdale i tha DW gjatë së dielës se “qytet pas qyteti, është shndërruar gjithçka në rrënoja për 300 kilometër me radhë”. “Janë gjashtë letra të printuara plot me emra personash për të cilët vijon kërkimi, edhe pse kanë kaluar disa orë nga stuhia” – tha Ragsdale.

Mes viktimave ishte dhe një djalë 3-vjeçar, I cili humbi tragjikisht jetën kur shtëpia e tij në qytetin e Mayfield u shkatërrua tërësisht.

Drejtuesi i FEMA, Deanne Criswall, tha se nuk i kanë humbur shpresat për gjetjen e të mbijetuarve. Agjencia e drejtuar prej tij ofroi ushqim për 30.0000 persona dhe 45.000 litra ujë. Edhe Papa Françesku u lut për viktimat e Kentucky-t./ DW

Të fundit

6 këshilla si të mbrohemi gjatë ditëve të nxehta të verës

Europa dhe vendi ynë po përjetojnë ditët më të nxehta të vitit deri më tani, prandaj kujdesi për shëndetin...

“Amerika ka lidhje me Shqipërinë për arsye gjeopolitike, Ballkani dhe Rusia…”

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndikimi historik i fuqive të mëdha dhe sfidat gjeopolitike në rajon, ishin në qendër të...

“Futbolli do të të kujtojë gjithmonë”, fjalët e Arne Slot për Diogo Jota përlotin botën

Arne Slot, trajneri i Liverpoolit, i shprehu ngushëllime familjes së sulmuesit Diego Jota, i cili ndërroi jetë këtë të enjte, nga një aksident tragjik....

Liverpool thyen rregullin e Premier League, ja vendimi i madh në nder të Diogo Jotas

Liverpool konfirmoi sot se fanella e portugezit do të “pensionohet përjetë”, një vendim emocional që tekniko-ligjërisht bie ndesh me rregullat e Premier League, e...

Debate për ligjin e Trump, Dhoma e Përfaqësuesve diskuton draftin e shpenzimeve

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka nisur diskutimet për ligjin për shpenzimet dhe taksat, i hartuar nga administrata e Donald Trump e...

Lajme të tjera

Web TV