Mbi romanin “Kristos” të Qazim Muskës
Nga Riza Braholli
Në një ditë përurimi si kjo, nuk mund të fshihemi, fjalët kanëngazëllimin e një dite feste dhe gjuha të mjaltoset vetvetiu. Por sot nuk i druhem kësaj dobësie, sepse romani « Kristos », që ne kemi në duar, shfaq vlera poetike të tilla të qenësishme, sa nuk do të na duhet asnjë lloj kompromisi me ndërgjegjen, që për fat të keq ndodh shpesh.
Romani, që shkrimtari Qazim Muska na sjell në këtë rrëfim,trajton një temë të pazakontë në letërsinë tonë. Ai, me narrativën e tij, ndërthur fatet e njerëzve vendosur në planin e dy kohëve historike, pjesë e të cilave ata janë, duke unisuar e përgjithësuar kështu fatin e një kombi të tërë. Koha, në fund të fundit, ështënjë: fati tragjik i Shqipërisë.
Struktura e subjektit, në dukje, është e thjeshtë: me një linjëkryesore, që është dhe boshti i romanit, – fati njerëzor i njeriut shqiptar, i bonjakut Kristos. Në roman zhvillohen dhe dy linja tëdyta, që shërbejnë për t’i dhënë një frymëmarrje më të gjerë dhe dimension më të plotë kuptimor e kontekstual veprës. Këto janë linja, në dukje fragmentare, të zhgënjimit erotik, dashurisë sëparealizuar me Teutën, vajzën e Konsullit të shndërruar nëMarije dhe tjetra e marrëdhënies abuzive të priftit, Kostës me Kristos-in duke ndërthurur rrafshin historik me atë social, siç ndodh dhe gjatë gjithë romanit. Por deri në fund do të mbetet i njëjti boshti konceptual rrëfimi: fati njeriut shqiptar. Në pjesën e dytë ndryshon vetëm objekti i fokusuar: ndriçohet që nga lindja fati i njeriut shqiptar ngërthyer me ngjarjet e gjenocidit grek mbi Çamërinë, duke i dhënë gravitetin e duhur fatit tragjik e historik të saj, por dhe duke marrë e mbartur këtë peshë në figurën e qenies së vetërrëfyer nga Vasili.
Në këtë tekst romanor rrëfimi i tij ndërthur këto linja nëpërmjetteknikave të shkathëta duke rregulluar e harmonizuar gjithëtemporitmin e romanit. Kjo i jep veprës një unicitet të vetin, qëvjen natyrshëm si një tablo e organizuar mirë nga një piktor me dorë të sigurt, ku çdo send apo objekt është i mirëvendosur nëvendin e vet, pa rënë në fragmentarizëm apo copëzim. Copëzat e rrëfimit, shpërndarë në vetë të tretë, të parë apo dhe të dytë,lëvizin nëpër koshiencën tonë sipas ritmit të këtij uniciteti, ashtu siç ndodh me pllakat tektonike të tokës që shkojnë pa u vënë redrejt njëra-tjetrës në mënyrën më të pashmangshme e harmonike, me një rregullsi të habitshme për të plotësuar njëterritor unik.
Rrëfimi nis në vetën e tretë dhe me një nga episodet mëkulminante, të një ëndrre të shqetësuar, pas së cilës është lidhur e shkuara e tij bonjake. Kronologjia e ngjarjes së personazhit kryesor emërdyzuar Agim-Kristos, mund të zinte fill kohë mëparë, por Muska ka parapëlqyer dhe mendojmë se i ka dalë me sukses që ngjarja të fillojë me atë detaj, që shndërrohet në njëpikëlidhje me ngjarjet e ardhshme, por edhe ato të mëparshmet,duke u kthyer në retrospektivë me anën analepsash tësuksesshëm. Mbi fatet e ardhshme të këtyre njerëzve peshon e kaluara.
Po kush është heroi ynë? Një fëmijë shqiptar që, braktisur nga fati e më shumë nga shoqëria (është bonjak, rritur në një shtëpi fëmije,) që kënaqësitë e jetës i kishte marrë me pikatore, ka marrë rrugët e emigrimit për mbijetesë në drejtim të Greqisë. Koha në të cilën zhvillohen ngjarjet janë vitet e ndërrimit të sistemeve, kur shoqëria shqiptare ndërmerr përmbysjen e madhe, por ndërkohë pëson dhe traumën e rëndë ekonomike, politike e kombëtare, por edhe psiko-sociale dhe kur liria vjen me detyrimin e rëndë për një jetim, për mbijetesë.
Rrëfyer me një gjuhë të shkathët qysh në faqet e para, romani na fut në ankthin e ngjarjeve që do të përjetojmë me njëintensitet të shtuar marrafrymës dhe nuk mund t’i ikim dot mërrëfimit dhe ndjekjes së fatit të këtij bonjaku të gjorë. Detaji i fillimit kthehet natyrshëm në një prolog alegorik, për gjithëhistorinë e mëtejshme të jetës së tij, që do të shtillet në faqet e mëpasme të librit.
Më tej shikojmë se zhvillimi i episodeve të tjera, herë ngadalë e herë i përshpejtuar ndryshon kohën e ritmin e rrëfimit, duke e kaluar rrëfimin herë në gojën e rrëfimtarit e herë në atë tëpersonazheve të tjerë, si dhe duke e ndryshuar pozicionin e këndvështrimit; nga veta e tretë në të cilën udhëheq narrativën rrëfimtari, ai ia kalon stafetën e rrëfimit Kostë Kondit, priftit i cili rrëfen në vetën e dytë. “Dhe erdhe, – tha prifti – o njeri i Perëndisë, atë mëngjes të bekuar. Vesa nuk qe tretur dhe bota ende nuk qe spërkatur me dritë. Ishe mbështjellë ja kaq sa njëiriq, sa një grusht, te hyrja e kishës, nën vidhin e madh..., etj.” Dhe më pas, në pjesët e tjera, kujtimet e Kristos dhe të Vasilit, dhjakut të kishës, vijnë nëpërmjet rrëfimit në vetën e parë. Kjo zgjedhje e guximshme i ka dhënë dorë shkrimtarit të ndriçojëedhe më mirë botët e gjithsecilit përmes zërit të brendshëm me peshën e dramës që mbartin, por dhe me nuanca lirizmi. Secili prej tyre tregon lidhjet me kohën e vet; apo dhe gjendjet e ndryshme që zhvillohen në të tashmen e tyre, si për shembull ëndrra e keqe që shikon Kristosi me priftin e hijet e tjera nëkishë, duke u shndërruar në pasqyra të kohëve të ndryshme që, në fund të fundit i lidh i njëjti fat.
Por ajo që është e rëndësishme për vlerën e Muskës në këtënarrativë të propozuar të tij është se fjala që shpreh këto drama të pambaruara ka rrënjët e dhimbjes, rrënjët e njerëzores dhe tëasaj që quhet kombëtare, pa u bërë qëllim në vete dhe pa e kërkuar figurën apo mjetin poetik me artifice retorike. Regjistri i gjuhës ndjek sizmikën e botës së brendshme të personazhit dhe rrëfimi bëhet njerëzor. Frazat e tij janë të rrjedhshme, me fjali tëshkurtra, duke u kujdesur për thukësi dhe dendësi kuptimi. I shpërndarë ashtu siç theksuam më lart, në personazhe të ndryshëm edhe pse duket sikur rrëfimi copëzohet, kjo teknikë i jep mundësi për larmi këndvështrimesh psikologjike të veçanta dhe vepra shpalos një konotacion të pasur shprehjesh figurative. Duket se endet, mbase në mënyrë të pavetëdijshme, të na i shfaqë gjithçka në një vështrim tredimensional.
Por nuk i ndahemi as mendimit se një vlerë në veçanti këtij ndërtimi strukturor artistik, ia jep (kujtojmë se e kemi cekur dhe më sipër), përkimi dhe pikëpjekja e fateve njerëzore nëkapërcyellet e përgjakura të historisë. Rrëfimi dhe struktura e tijkthehet kështu në një mjet poetik stilistikor mjaft të rëndësishëm në të ngjizurit dhe të kuptuarit e mesazhit të veprës. Nëse vëmëre këto thyerje, ato sjellin dhe mënyra rrëfimi me ritme tëndryshme: herë marrafrymëse si në faqet e pjesët e para të librit, herë nën ritmin e të panjohurave që fshehin personazhet në veten e tyre dhe herë duke u shtruar me valët e ngrohta të një shpirti tëdhembshur për njeriun. Ato valë rrjedhin ëmbëlsisht drejt njeriut, fëmijës bonjak, të mjerit me të cilin i lidh gjaku e gjuha e duke ardhur e duke e përgjakur e duke e ngjyer penën në tragjizmin që ata arvanitas çamë mbartnin me vete, duke u përqendruar në zhbirimet psikologjike. Sidomos në lojën e ndërtuar me dialogjet mes tyre. Rrëfimi i Vasilit, pas rrëfimit tëëndrrës nga Kristoja, aty pas faqeve 130, mbart dramën dhe tragjizmin e një kombi të tërë. Një tragjizëm që vjen e përkon e pikëtakohet me një dramë të re të këtij kombi e historia vjen e bëhet një, unike: e shkuara, e sotmja dhe e ardhmja në të njëjtin shtrat shtruar nga ky rrëfim i Muskës. Aq sa, mendoj, se personazhi kryesor, objekti apo boshti që e mban romanin mëkëmbë me rrënjë të forta lisi është pikërisht kombi dhe fati i tij. Është ky fat (i kombit) që i ka paraprirë fatit të njeriut shqiptar.Këtu nis dhe odiseja tragjike e një populli të tërë. Histori që janë mbartur poshtë lëkurës së tyre, kalcifikuar në eshtart e tyre, poshtë shtresimit fetar dhe kombësisë tjetër të ngulitur me zor. E pra romani nis si fati i një njeriu të braktisur nga socializmi i përçudë shqiptar dhe shkon e piqet me një tragjizëm të hershëm duke i dhënë dritë e ngjyrimin e përzishëm gjithëkohësisëshqiptare që kthehet, thamë, në një fat historik ku individi ështëpasqyrë e së tërës.
Kështu mund të themi se aksioni në roman ndërtohet mbi dy rrafshe strukturore:
a. ai individual,
b. historik
Të dyja fatet bëhen pashmangshmërisht të pandarë nga njëri-tjetri, duke ndërtuar një simbiozë të pashqitëshme. Krijohet ideja se fati historik i shqiptarëve ka kaluar nëpër trauma tënjëpasnjëshme. Historia bëhet një mësuese e denjë për ta parë të vërtetën në sy, se historia është aty, e gjallë, ulëritëse e po përsëritet në forma e ngjyra të tjera.
E pra, theksuam se rrëfimi fillon në vetën e tretë, por për nga mënyra e procedimit narrativ, ka një të tashme prej dritares të së cilës personazhet kthejnë kokën nga e kaluara, duke sjellë secili për vete, për fisin e të tjerë kujtime tronditëse e të hidhura, mbushur me tragjizëm. Rrëfen në vetë të parë Kristosi, por rrëfen dhe Vasili… Rrëfimet në vetë të parë të Vasilit, janë me ngjyrime të gjalla, rrëqethëse deri në kockë. E pangjara ka ngjarë dhe tërë ajo lëndë kujtimesh, viskoze trashur dhe mpiksur në memorien e tij, ngujuar në veten e tij, fillon e shfaqet, shkrihet e derdhet me tërë dhimbjen e mundshme njerëzore. Kështu, ky fat i ngritur artistikisht, bëhet pasqyra e reflektimit tëdhimbjeve që na parakalojnë para syve, duke ecur përmes ca gërmadhave shpirtërore të një fati të mbrapshtë. Në zërin e tij na shfaqen viktima, kohë të turbullta me gjak dhe kufoma. Historia duket se rilind e ngjallur dhe e ngritur nga një varr i mbartur nënjë shpirt njerëzor, për të treguar fatin e një populli të dënuar me zhbërje, për të rrëfyer një gjenocid të ushqyer me shovinizmin e lakmisë për t’i rrëmbyer një populli tjetër gjithçka, në fund edhe emrin e tij.
Le të ndalemi këtu. Historia përsëritet, thamë. Në historinë e çamëve zhbërja filloi nga shfarrosja, rrëmbimi i pasurive dhe i dheut amë, në kohën që jetojmë, metoda është më moderne; kultura shoviniste nuk ka ndërruar, por sot e fillojnë nga emri. E pra fati i dy njerëzve të një kombi të ndarë, bëhet i pandashëm sërish.
E ja këto e të tjera ndjesi të vijnë teksa lexon faqe pas faqe romanin, derisa mbërrin në fund të tij. Tragjizmi pjell tragjizëm,do të thoshim në fund, megjithëse vrasja e priftit abuzues pedofil vjen nga një tjetër plan, vetëm social. Duket se në të gjitha përfundimet në të cilat mund të na çojë rrjedha e ngjarjeve në atë shpat të pjerrët realiteti, mbetet kjo rrokullimë drejt humnerës sëkrimit e të bjeries së qenies, duke e mbyllur odisenë e tij në mënyrën më tragjike, duke vrarë. Paradoksi ngrihet mbi përmbysjen e historisë kristiane: Profeti apo zoti Krisht, simbolizuar me emrin Kristos, vret e merr mbi vete mëkatet e tij,duke kryer një krim….