“Do kemi një super-spektakël fishekzjarresh”, Veliaj zbulon detaje nga festa e ndërrimit të viteve në Tiranë: Mos e humbisni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, foli në një lidhje me “Skype” për News24 mbi organizimin e spektaklit në ndërrimin e viteve.

Veliaj tha se spektakli do të nisë në orën 22:00, me dy këngëtarët e njohur Elvana Gjata e Alban Skënderaj, për të vijuar pastaj në orën 00:00, me atë që vetë kryebashkiaku e quan “super-spektakël” fishekzjarresh, raporton “BalkanWeb”.

“Vendimmarrja për orën policore merret nga institucionet e mjekësisë. I kemi ndarë sipas profesionalizmit. Për sa kohë ata, duke parë shifrat në Tiranë dhe nivelin e vaksinimit, por edhe fakti që festa bëhet në një ambient të hapur, kanë bërë një përjashtim të orës policore. E kemi shfrytëzuar këtë mundësi, me Elvana Gjatën e Alban Skënderajn, e pastaj me fishekzjarrët, pasi për ne shqiptarët ka qenë një periudhë e vështirë, që me 2019 me tërmetin, pastaj me pandeminë.

Kemi përgatitur një super-spektakël fishekzjarrësh për fëmijët, ndoshta më të bukurin në Tiranë. Duke qenë se këto vite ishin në karantinë, nuk ka arsye pse fëmijëria e tyre të shoqërohet nga këto drama, ndaj dhe duam që të jetë një lloj terapie kolektive në shesh. Sheshi është i madh.

Do të fillojë me dy këngëtarët fantastik, spektakli fillon që në orën 22:00. Në 00:00 do të bëjmë një numërim mbrapsht. Ne duam ta përdorim këtë si një mundësi fantastike, edhe për të ndryshuar pak imazhin e vendit, që ka vuajtur shumë. Ka ende njerëz në botë që kujtojnë skemat e viteve 1990 dhe që ne duam t’iu themi se nuk jemi më në atë nivel. Është mundësia ta tregojmë këtë vit, për të ndryshuar imazhin.

Spektakli do të nisë në 22:00 me këngë, ndërsa në 00:00 do të kemi një super-spektakël fishekzjarrësh. I ftoj të gjithë të dalin, sepse do të jetë diçka vërtet mbresëlënëse. Pastaj do të vazhdojmë me këngëtarë e DJ të tjerë. Do ta shfrytëzojmë maksimalisht amnistinë e orës policore”, tha Veliaj.

Lexo edhe :  Afati mbaroi! Belinda Balluku: Lironi hapësirat, ose...

I pyetur se ku do ta festojë ai Vitin e Ri, kryebashkiaku Veliaj u shpreh se “Unë do të jem në shesh. Nesër në spital, ku bashkia jep shportën e bebeve të lindura. Është thuajse e detyruar që unë të jem në Tiranë, deri në 00:00 me familjen, pastaj me spektaklin e fishekzjarrëve”.

Të fundit

Zelensky: Fola me Trump, të pranishëm edhe liderët europianë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar i pari pas telefonatës që pati me presidentin amerikan Donald Trump. Ai pohoi shkurtimisht...

Alarm! Qëllohen 5 ushtarë amerikanë në bazën e Xhorxhias

Pesë ushtarë amerikanë u qëlluan në Fort Stewart në bazën e Xhorxhias. Sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit dyshohet se u qëlluan nga...

E bujshme! Galliani kthehet te Milani?

Sugjerimi është i fuqishëm, ndez diskutimet mes tifozëve si në rrjetet sociale, ashtu edhe në bar-kafe. Ndoshta krijon të njëjtin efekt edhe në numrin...

Brazili sfidon tarifat e SHBA-së: Duam konsultime me OBT

Qeveria braziliane ka kërkuar zyrtarisht konsultime me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në lidhje me tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara mbi produktet...

Zjarr masiv përfshin varrezat e Dhërmiut, rrezikohen banesat

Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e sotme edhe fshatin turistik të Dhërmiut, në Himarë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë pranë varrezave të fshtatit,...

Lajme të tjera

Web TV