Pas ultimatumit të Biden, vjen paralajmërimi për Rusinë edhe nga BE: Nëse provokon Ukrainën…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çfarëdo provokimi apo agresioni kundër Ukrainës do të kishte pasoja serioze, ka thënë shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell.

Ai e ka bërë këtë mesazh për Moskën para se të zhvillojë takime me zyrtarë të Ukrainës më 5 janar.

“Bashkimi Evropian është partneri më i afërt i Ukrainës dhe ne e mbështesim plotësisht integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës”, ka thënë diplomati i BE-së në një intervistë për agjencinë polake të lajmeve, PAP.

Përgjatë vizitës së tij, Borrell do të takohet me zyrtarë të Ukrainës, përfshirë ministrin e Jashtëm, Dmyto Kuleba në Kiev.

Vizita e Borrellit është pjesë e përpjekjeve ndërkombëtare për të ulur tensionet në kufirin ukrainas.

Për disa javë, Perëndimi është shqetësuar për raportimet se Rusia ka angazhuar dhjetëra mijëra ushtarë në zonat jo fort larg Ukrainës, duke nxitur frikë për pushtim rus.

Rusia hedh poshtë këto supozime dhe akuzon Ukrainën se ka dërguar më shumë ushtarë në zonat lindore, të cilat kontrollohen nga separatistët pro-rusë.

Këto zhvillime kujtojnë ngjarjet e vitit 2014, kur Rusia ka aneksuar Gadishullin ukrainas të Krimesë dhe ka nisur të mbështesë separatistët në lindje të Ukrainës.

Bisedimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë do të mbahen javën tjetër në Gjenevë.

Rusia dhe NATO-ja po ashtu kanë planifikuar takime të ndara më 12 janar./REL

Të fundit

Plas mes Putinit dhe Vuçiçit/ Rusia zbulon “tradhtinë”: Serbët po na qëllojnë pas shpine

Inteligjenca e Rusisë ka zbuluar atë që po konsiderohet nga spiunët e Putinit “një tradhti nga Serbia dhe përpjekje...

Futbollisti shqiptar jep urimin e zemrës: Do Zoti, mposhtim Serbinë

Një takim simbolik, por me mesazhe të forta, vetëm pak ditë para ndeshjes së shumëpritur Shqipëri – Serbi. Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti, ishte...

Shqiptarët të fiksuar pas ChatGPT dhe Temu!/ Dy aplikacionet “pushtojnë” Shqipërinë

Përdoruesit shqiptarë të teknologjisë po përqafojnë gjithnjë e më shumë risitë digjitale. Sipas të dhënave të fundit nga Appfigures për muajin maj, ChatGPT dhe...

“Kosova është gati për NATO!”/ Presidentja Osmani krah ushtrive në “Defender Europe 25”

Presidentja Vjosa Osmani vizitoi ushtritë e angazhuara në stërvitjen e madhe “Defender Europe 25”, ku Kosova jo vetëm që merr pjesë, por është edhe...

“Një grua tjetër ka hyrë në mes”/ Barack Obama dhe Michelle hedhin poshtë zërat

Ish-Presidenti Barack Obama dhe bashkëshortja e tij Michelle Obama, prej kohësh thuhet se kanë një krizë serioze në martesën e tyre. Edhe pse më herët...

Lajme të tjera

Web TV