Fjalimi i Wilsonit, 14 pika për një paqe të qëndrueshme në Evropë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

8 janar 1918

Në 8 janar të vitit 1918, në një fjalim përpara dy dhomave të Kongresit, presidenti amerikan Woodrow Wilson foli mbi synimet e Shteteve të Bashkuara në Luftën e Parë Botërore dhe paraqiti “14 Pikat” për arritjen e një paqeje të qëndrueshme në Evropë. Propozimi bënte thirrje për: kushte bujare të paqes nga aleatët fitimtarë, rikthimin e territoreve të pushtuara gjatë luftës, të drejtën për vetëvendosje të kombeve, dhe krijimin e një organizate botërore për zgjidhjen e konflikteve të ardhshëm. Fjalimi i Wilsonit u përkthye dhe iu shpërnda ushtarëve dhe qytetarëve të Gjermanisë dhe Austro-Hungarisë dhe, thonë historianët, kontribuoi në mënyrë të konsiderueshme për arritjen e një armëpushim në nëntor të vitit 1918. Pas përfundimit të luftës, Wilson shkoi  në Francë, si kryetar i delegacionit amerikan në Konferencën e Versajës, ku u përpoq për një paqe të drejtë, edhe pse aleatët e tjerë i kishin kundërshtuar shume prej 14 pikave të tij. Përfundimisht, marrëveshja e paqes u nënshkrua dhe Gjermania, humbëse e luftës, u rëndua me pagesa të larta dëmshpërblimesh. Këto dhe kushte të tjera do të kontribuonin në shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore dy dekada më vonë. Megjithatë, idetë Wilson mbi të drejtën e kombeve të vegjël për vetëvendosje (Shqipëria) dhe për krijimin e një organi botëror të pasluftës (Lidhja e Kombeve) u mishëruan në traktat. Për këto përpjekje, në vitin 1920, Woodrow Wilson u nderua me Çmimin Nobel të Paqes.

Të fundit

Votoni me sy mbyllur PS-në vetëm për të mos kthyer Berishën në krye të vendit!

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, zhvilloi një takim elektoral me banorë të Rajonit 4 në Vlorë. Bashkë...

E pazakontë në Fier/ Vjehrra dhe dhëndri rrahin njëri-tjetrin, përfundojnë në polici

Pesë persona janë marrë nën akuzë dhe një është arrestuar për krimet e dhunës në familje, kanosjes, drogës dhe drejtimit të mjetit në gjendje...

‘S’duhet të jesh këtu fare, ulu dhe qetësohu pak’, çfarë ndodhi mes Trump dhe Macron

Takimi kokë më kokë, Trump dhe Zelensky-n në dy karrige të vendosura në qendër të Bazilikës së Shën Pjetrit pak para ceremonisë mortore të...

Nënshkruhet marrëveshja mes QSUT dhe Qendrës Spitalore “San Raffaele”

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku u firmos marrëveshja për një partneritet strategjik në fushën e shëndetësisë. Ky bashkëpunim...

Ndryshimi i çmimit të energjisë, nga 1 maji shtrenjtohet buka dhe shumë produkte

Edhe pse çmimi i energjisë elektrike pritet të rritet nga 1 maj, disa biznese tashmë kanë ngritur çmimet e produkteve, ndërsa të tjera kanë...

Lajme të tjera

Web TV