Zbardhen detajet nga takimi i Ramës me drejtuesit politikë të qarqeve, nesër mbledhje kryesie

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teksa opozita ndodhet në një krizë të thellë, me PD-në që kreu aktual dhe ish-lideri historik “luftojnë” për pushtet, kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në seli drejtuesit politik të qarqeve.

Burimet bëjnë të ditur se mbledhja ka nisur në orën 08:30, ndërsa ka zgjatur për gjysmë ore. Mësohet se qëllimi i kësaj mbledhje ishte përmbledhja dhe analiza e situatës që kryeministri Edi Rama kërkoi më herët nga drejtuesit e PS-së në qarqe.

Të njëjtat burime raportojnë se pas mbledhjes së sotme të drejtuesve politik në qarqe, Partia Socialiste nesër do të ketë Mbledhje Kryesie.

Më 15 janar është 30 vjetori i FRESH dhe pritët të ketë edhe një organizimi për të festuar këtë ditë të shënuar në kalendarin e socialistëve.

Kujtojmë se nga ana tjetër, forca më e madhe opozitare e vendit, Partia Demokratike ka hyrë në një krizë për pushtet. Edhe pse u organizuan dy Kuvende Kombëtare asgjë nuk u zgjidh mes kreut aktual Lulzim Basha dhe ish-liderit Sali Berisha. Ky i fundit organizoi një protestë dy ditë më parë e cila përfundoi me dhunë ndaj godinës së PD.

Të fundit

Shkodër, gjendet i pajetë në makinë trupi i 50-vjeçarit

Trupi i një 50-vjeçari është gjetur mbrëmjen e sotme (12 korrik) i pajetë brenda një mjeti, në qytetin e...

Historike! Macron pranon më në fund një shtet të ri

Franca shpalli të shtunën një marrëveshje “historike” me Kaledoninë e Re, në bazë të së cilës territori i tronditur nga dhuna vdekjeprurëse separatiste vitin...

“Marrëdhënia jonë nuk është reciproke”, Trump vijon luftën tregtare me BE

Presidenti amerikan Donald Trump përshkallëzon luftën tregtare me BE dhe Meksikën dhe kërcënon të vendosë tarifa prej 30% ndaj duke filluar nga 1 gushti. Njoftimi,...

Macron: Liria jonë nuk ka qenë kurrë më në rrezik që nga 1945

“Jemi në një pikë kthese”, sipas Pallatit Elize, dhe “në fjalimin që Emmanuel Macron do të mbajë të dielën përpara drejtuesve të forcave të...

Shkodër, shpërthen bombola e gazit, plagoset pronari i banesës

Pronari i një banese mbeti i plagosur pasditen e sotme si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit që përdorte për gatim. Ngjarja ka ndodhur...

Lajme të tjera

Web TV