Gjykata Federale vendosi që të dëbojë nga Australi tenistin serb, Novak Djokoviç. Vendimi u mor mëngjesin e sotëm.
Sportisti serb pritet të dëbohet nga Australia, duke humbur kështu të drejtën për të marrë pjesë në kampionatin e Australia Open, që niste të hënën.
Tre gjyqtarë e kanë hedhur poshtë njëzëri ankesën e tij, ndërsa bënë me dije se arsyetimet e tyre do të publikohen më vonë. Vendimi i gjykatës duket se nuk i ka pëlqyer fansave të tij. Disa tifozë ishin të mbledhur rreth gjykatës, ku pas dhënies së vendimit, i ka pushtuar heshtja.
Ditën e djeshme kjo gjykatë dëgjoi për pak më shumë se katër orë argumentet e dy palëve.
Sipas shortit të këtij kompeticioni, raundi i parë mes Novak Djokovicit dhe bashkatdhetarit të tij Miomir Keçmanovic ishte caktuar të hënën rreth orës 16:00 me orën e Melburnit.