Xhaka i përfshirë me bastet? Nisin hetimet për kartonin e verdhë të marrë gjatë ndeshjes së Arsenal

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Federata angleze e futbollit FA ka hapur një hetim për një karton të verdhë të marrë nga një lojtar i Arsenalit gjatë një ndeshjeje në Premier League këtë sezon.

Mediat shkruajnë se bëhet fjalë për Granit Xhakën. Hetimi filloi pasi u shfaqën luhatje në koeficentët e basteve.

Pas ndeshjes, disa bastevënës i vunë në dukje Federatës së Futbollit valën e pazakontë të basteve.

“FA është në dijeni të çështjes në fjalë dhe po e shqyrton atë”. Shuma e parave të vendosura në bast thuhet se është “shumë e pazakontë”. Ndërkohë klubi i Arsenal nuk pranoi të komentojë.

Praktika e trukimit të ndeshjeve shqetëson sportin britanik edhe nëse, në nivelet më të larta të ndeshjeve si në Premier League, është e rrallë sepse lojtarët kanë paga më të larta.

Të fundit

“Une femme mariée”, shfaqet në Tiranë filmi që tronditi shoqërinë e kohës

Filmi i njohur francez “Une femme mariée” i regjisorit të njohur Jean-Luc Godard është shfaqur në Kinema Millenium me...

A do e konfirmojë Lideri Suprem Khamenei armëpushimin e Trump?

Armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit i shpallur nga Donald Trump dje mbetet “i brishtë”, pasi ai fillimisht u shkel, derisa presidenti amerikan më në...

Zelensky ndërron “look”, heq uniformën ushtarake

Disa muaj pasi u përplas në Shtëpinë e Bardhë me gazetarin Brian Glenn për veshjen e tij, presidenti ukrainas është shfaqur me një tjetër...

Temperatura ferri do të pushtojnë Shqipërinë, qytetet që do të “piqen”

Vala e të nxehtit afrikan ka përfshirë vendin tonë me temperatura ekstremisht të larta. Sipas sinoptikantëve, vala do të do të zgjasë deri në...

“Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës”

Ditën e sotme kemi hyrë në ditën e shtatë të rinumërimit. Ky proces është fare larg pretendimit se procesi ka qenë i manipuluar, aq...

Lajme të tjera

Web TV