Ylli i Realit mbron Messin: Kushdo që e kritikon nuk merr vesh nga futbolli

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lionel Messi u trasnferua nga Barcelona te PSG në merkaton e verës. Një largim i bujshëm ky i cili erdhi pas 20 vitesh që “Pleshti” mbante të veshur fanellën e katalanasve.

Sulmuesi argjentinas arriti të fitonte me Barçën 35 trofe ku ka thyer edhe rekorde të njëpasnjëshme duke u bërë një nga lojtarët më të mirë të botës së futbollit.

Me kalimin në Paris te PSG, 34-vjeçari nuk po arrin të tregojë formën e tij më të mirë, ku në 16 ndeshje të luajtura këtë sezon në të gjitha kompeticionet ka arritur të shënojë vetëm 6 gola dhe ka dhënë 5 asiste.

Shume kritika në drejtim te Messit ka pasur gjatë kësaj periudhe, të cilat më së shumti lidhen më largimin nga Barcelona ku ishte një lider i padiskutueshëm dhe tani te mos përshtatja siç duhet me PSG-në.

Për këtë situatë për “Telefoot” ka folur edhe ylli i Real Madrid, Karim Benzema, që ka pasur fatin të luajë kundër sulmuesit argjentinas në “El Clasico” në Spanjë.

Karim benzema ka theksuar se njerëzit që e kritikojnë Lionel Messin nuk kuptojnë asgjë nga futbolli, ku Benzema është i bindur se argjentinasi do të jetë i suksesshëm në Francë.

“Si nuk do të jetë Messi i suksesshëm? Është vetëm çështje përshtatjeje, sepse ai nuk ka shumë gola. Por shikojeni se çfarë bën ai në fushë. Sidoqoftë, nuk mund ta kritikosh një lojtar të tillë, dikush që e kritikon Messin nuk kupton asgjë nga futbolli”, është shprehur Benzema.

Fati do t’i vendosë përballë Messin dhe Benzema përsëri kur Madridi të përballet me PSG-në Champions League muajin e ardhshëm.

Të fundit

VIDEO: Sherri në Ksamil mes dy pronarëve, dalin detajet! Si nisi problemi

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e ndodhur këtë të shtunë në Ksamil, ku shtetasi...

Të pathëna në publik: Përse u largua Vaçe Zela nga Shqipëria?

Shkruar nga A.R.D. Një histori e dhimbshme ka ndodhur me të madhen Vaçe Zela në vitin 1993. Sikur të mos mjaftonte “dalja në pension para...

Vietnam, përmbyset anija turistike, 34 të vdekur

Një ngjarje rëndë ka ndodhur sot në Gjirin Ha Long të Vietnamit, ku një anije turistike u përmbys nga një stuhi e fortë, duke...

Xhilian Zheleku, heroi i heshtur i turistëve në Sarandë

Personi që shihni në foto është Xhilian Zheleku, roja bregdetare pranë kanalit të Çukës në Sarandë i cili është kthyer në heroin e pushuesve. Sipas...

Mikrokreditë mashtruan shqiptarët, SPAK çon në gjyq skemën

Me një akuzë 211 fletë, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka “kopsitur” dosjen për në gjyq...

Lajme të tjera

Web TV