Presidenti ukrainas reagon pas deklaratave të Biden: Mos përhapni panik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i kërkoi Perëndimit të mos përhapë panik në krizën me Rusinë.

Fjalimi i Zelensky-t vjen pas telefonatës me presidentin amerikan Joe Biden, ku ky i fundit përmendi “mundësinë konkrete që rusët të pushtojnë Ukrainën në shkurt”.

“Rreziku më i madh për Ukrainën është destabilizimi i brendshëm dhe jo kërcënimi i një pushtimi rus”-tha Zelensky në një konferencë për shtyp me mediat e huaja.

“Prioriteti është stabilizimi i ekonomisë sonë. Probabiliteti i sulmit nga rusët ekziston, ai nuk është zhdukur dhe nuk ishte më pak serioz në vitin 2021, por ne nuk shohim një përshkallëzim më të madh se vitin e kaluar”-siguroi Zelensky.

“Por po të dëgjosh mediat ndërkombëtare dhe madje edhe krerë të respektuar shtetesh, duket se tashmë ka një luftë në të gjithë vendin, se ka trupa që përparojnë në rrugë. Por nuk është kështu”, shtoi ai.

“Ky panik, sa i kushton vendit tonë?”, pyeti udhëheqësi ukrainas.

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV