NATO nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë në rast të pushtimit rus

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se aleanca ushtarake e Perëndimit nuk do të dërgojë trupa luftarake në Ukrainë, në rast se Rusia pushton këtë shtet.

“Ne nuk planifikojmë të dërgojmë trupa luftarake të NATO-s në Ukrainë… ne jemi duke u fokusuar në ofrim të mbështetjes”, ka thënë Stoltenberg gjatë një interviste për transmetuesin britanik, BBC më 30 janar.

“Ka dallim në mes të një vendi që është anëtar i NATO-s dhe një vendi të vlefshëm partner siç është Ukraina”.

Komentet e Stoltenbergut kanë ardhur në kohën e rritjes së tensioneve në mes të NATO-s dhe Moskës, pasi Rusia ka pozicionuar më shumë se 100 mijë trupa afër kufirit të Ukrainës, çka ka rritur shqetësimet për pushtim.

Kremlini, i cili ka mohuar planet për pushtim sikurse më 2014 kur ka marrë kontrollin e Gadishullit ukrainas të Krimesë, ka insistuar në negociatat e fundit me Uashingtonin dhe NATO-n për disa garanci që Ukraina dhe ish-vendet e Bashkimit Sovjetik të mos anëtarësohen në aleancën e Perëndimit.

Ukraina synon anëtarësimin në NATO por ende nuk ka plan veprimi për anëtarësim, çka do t’i prezantonte kushtet për t’u bërë pjesë e saj.

NATO-ja ka thënë se politika e saj “për dyer të hapura” nuk negociohet dhe Uashingtoni ka theksuar se shtetet sovrane kanë të drejtë të vendosin vet për aleancat e tyre ushtarake.

Pas përgjigjes së SHBA-së ndaj kërkesave të Moskës, presidenti rus, Vladimir Putin i ka thënë homologut të tij francez, Emmanuel Macron më 28 janar se i është dukur se Perëndimi i ka “injoruar” shqetësimet e Moskës për siguri.

NATO-ja ka thënë se është e përgatitur për të rritur prezencën në vendet anëtare të Evropës Lindore nëse Rusia pushton Ukrainën dhe disa vende anëtare të aleancës kanë ofruar pajisje ushtarake për Kievin.

Lexo edhe :  Kina drejt plakjes?/ Tkurret popullsia e saj për të tretin vit rradhazi

Uashingtoni ka thënë se synon zgjidhje diplomatike për krizën dhe se Rusia duhet të largojë prezencën ushtarake afër kufirit me Ukrainën.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka thënë se pret të takojë Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken në javët e ardhshme për një tjetër rund negociatash, mirëpo Putini do të vendosë si të përgjigjet ndaj pozicionit amerikan për kërkesat e Moskës.

Moska ka mbështetur separatistët në luftën në lindje të Ukrainës, e cila ka marrë jetën e më shumë se 13,200 personave prej vitit 2014, vitin e njëjtë kur Rusia ka aneksuar Krimenë.rel

Të fundit

Mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Spiropali: Miratuam ndryshime në rregullore

Kryetarja e parlamentit Elisa Spiropali, me anë të një postimi në X shkruan se sot është mbajtur mbledhja e...

Donald Trump do të përmbysë 80 vite të politikës së jashtme amerikane

Kritikët e Donald Trump shpesh e kanë akuzuar për paturpësi dhe izolacionizëm. Megjithatë, edhe para se të marrë detyrën më 20 janar, ai ka treguar...

557 vjetori i vdekjes së Skënderbeut, përkujtimi për heroin nis me “gjamën e burrave”

Aktivitetet nisën me ritin “Gjamës së Burrave”, një traditë që daton që nga koha e Lekë Dukagjinit, për të shprehur pikëllimin e thellë për...

Të martuar prej 64 vitesh/ Burrë e grua ndërrojnë jetë me 1 orë distancë nga njëri-tjetri

Nga Ortisei në Trentino Alto-Adige të Italisë vjen dhe historia prektës e burrë e grua, të martuar prej 64 vitesh, të cilët vdiqën nga...

Aktorja e famshme shkak i ndarjes së ish-presidentit Barack Obama me bashkëshorten?

Së fundmi, është raportuar gjerësisht se ish-Zonja e Parë e SHBA, Michelle Obama, ka vendosur të mos marrë pjesë në inaugurimin e presidentit Donald...

Lajme të tjera

Web TV