Alarm i kuq në Evropë, stuhia ‘Eunice’ vret 13 persona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Stuhia Eunice që ka përfshirë Evropën veriperëndimore vazhdon të shkatërrojë gjithçka që i del para, ndërsa ka shkaktuar të paktën 13 viktima. Pasi kaloi Irlandën stuhia përshkoi Francën, vendet e Beneluksit për të vijuar më pas në Danimarkë dhe Gjermani, ku zona veriore u vendos në alarm të kuq.

Nga 13 vdekjet e regjistruara për shkak të Eunice, dy ishin në Poloni dhe Gjermani, 4 në Holandë, 3 në Angli dhe nga një në Belgjikë e Irlandë. Shumë nga këto vdekje janë për shkak të rënies së pemëve mbi automjete.

Në Holandë, në kryeqytetin Hagë, dhjetëra shtëpi u evakuuan nga frika se kulla e kambanës së një kishe mund të shembet. Rrjeti hekurudhor holandez u ndërpre ndërsa në gjithë zonat e prekura ka pasur aksidente të lidhura me erën e fortë dhe rënien e pemëve.

Stuhia Eunice vazhdoi të përfshijë Evropën veriperëndimore të shtunën në mëngjes me stuhi të forta që priten ende përgjatë vijës bregdetare të Gjermanisë.

Paralajmërimi i erës së forcës së stuhisë me shpejtësi mbi 100 kmh, shërbimet meteorologjike gjermane thanë se ekzistonte rreziku i shkuljes së pemëve, degëve të rrëzuara ose çatisë së dëmtuar – dhe se njerëzit duhet të shmangin qëndrimin jashtë.

“Në veçanti, ju lutemi qëndroni larg ndërtesave, pemëve, skelave dhe linjave të tensionit të lartë. Nëse është e mundur, shmangni qëndrimin jashtë”, u lutën ata.

Qindra fluturime, trena dhe tragete u anuluan në të gjithë Evropën veriperëndimore pasi erërat ekstreme nga Eunice përfshiu më pak se 48 orë pas stuhisë Dudley, e cila la të paktën gjashtë persona të vdekur në Poloni dhe Gjermani.

Të fundit

Shqiptarët të fiksuar me “Mercedes”, Durrësi kryeson numrin e autoveturave

Dy markat e makinave që dominojnë në Shqipëri ende vijojnë të mbeten gjermanet Volkswagen dhe Mercedes Benz. Instituti i Statistikave...

Trump paralajmëron Iranin: Mund t’ju godasim sërish nëse është e nevojshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar se SHBA mund të sulmojnë përsëri objektet bërthamore të Iranit, nëse situata e kërkon një...

1974 – Shembja e juntës ushtarake në Greqi dhe fillimi i epokës së Metapolitefsi

Pas shtatë vjetësh diktaturë ushtarake (1967–1974), regjimi i kolonelëve në Greqi u shemb në korrikun e vitit 1974, pas një krize të thellë politike...

Horoskopi ditor, 23 Korrik 2025

Dashi Jeta juaj ne çift do ketë disa pengesa te vogla gjate kësaj dite. Nuk do ndiheni mire ne krahët e atij qe keni ne...

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit për lirimin e hapësirave publike,...

Lajme të tjera

Web TV