Putin urdhëroi futjen e trupave ruse në Ukrainë, vepron menjëherë SHBA

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasi Vladimir Putin, urdhëroi trupat ruse të hyjnë në Ukrainën Lindore, kanë nisur lëvizjet nga Perëndimi. Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, njofton se është lëvizur menjëherë stafi diplomatik amerikan, që ishte vendosur në Lviv të Ukrainës.

Ambasada Amerikane vendosi që stafi të evakuohej në orët e vona të natës dhe ka kaluar natën në Poloni. Më herët, trupa diplomatike e SHBA ishte e zhvendosur nga Kievi në qytetin perëndimor të Lviv, por për arsye sigurie, ka kaluar mbrëmë në Poloni.

Po ashtu, edhe Australia ka evakuuar stafin e ambasadës së saj në Ukrainë, duke i zhvendosur në Rumani dhe Poloni.

Ministrja e Jashtme e Australisë, Marise Payne, i ka kërkuar stafit të ambasadës të largohet nga Ukraina, duke njoftuar se ambasada dhe operacionet e saj në qytetin ukrainas të Lviv janë mbyllur përkohësisht.

Stafi i ambasadës së Australisë është dërguar e Rumani dhe Poloni për të ndihmuar australianët që përpiqen të largohen nga Ukraina.

Të fundit

Donald Trump zhvilloi një bisedë telefonike me Vladimir Putinin

Presidenti amerikan Donald Trump ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin, e cila ka zgjatur...

Trump urdhëron rishikimin e ligjit për korrupsionin e kompanive amerikane jashtë vendit

Presidenti Donald Trump ka urdhëruar një pauzë dhe rishikimin e një ligji që ka përcaktuar aktivitetet e bizneseve amerikane në vendet e tjera për...

Pas katër vjetëve, Mali i Zi dërgon ambasadorë në Prishtinë dhe Beograd

Komiteti për Marrëdhënie Ndërkombëtare i Kuvendit të Malit të Zi mbështeti propozimin e Qeverisë për emërimin e Bernard Çobajt dhe Nebojsha Gjokoviqit si ambasadorë...

Berisha: Arrestimin e Erion Veliajt e njoftoi para dy javësh Arben Ahmetaj

Kreu i PD Sali Berisha në fjalën e tij përpara Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike deklaroi se arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...

Luiza Gega në mesin e mbështetësve të Veliajt para GJKKO: E çuditshme si u ngritën akuzat

Në mesin e mbështetësve të kryebashkiakut Erion Veliaj, para GJKKO-së, ka qenë dhe atletja Luiza Gega, bashkë me atltetin Izmir Ismalajn. Kampionia shqiptare u shpreh se...

Lajme të tjera

Web TV