SHBA më e ashpër se Britania e Madhe dhe BE, sanksionon Putinin dhe Lavrov

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtëpia e Bardhë ka zbuluar planet e SHBA-së për t’iu bashkuar BE dhe Britanisë së Madhe në sanksionimin e Presidentit rus, Vladimir Putinit dhe ministrit të Jashtëm Sergei Lavrov.

Duke folur me gazetarët në konferencën e përditshme të premten, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha se SHBA, “në përputhje me vendimin e aleatëve tanë evropianë”, do të sanksionojë Putinin, Lavrovin dhe “anëtarët e tjerë të ekipit rus të sigurisë kombëtare”.

Por ndërsa sanksionet e Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së ndaj Putinit dhe Lavrovit do të sjellin një ngrirje të aseteve, jo një ndalim udhëtimi, zonja Psaki u thotë gazetarëve se masat e SHBA do të përfshijnë një ndalim udhëtimi.

Psaki thotë se detaje më specifike mbi sanksionet do të publikohen më vonë gjatë ditës së sotme.

Të fundit

Rritje e lehtë e monedhave të huaja/ Kursi i këmbimit, 7 Janar 2025

Sot, më 7 janar 2025, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 93.8 lekë dhe shitet 95 lekë. Euro sot blihet me 97.6 lekë, ndërsa...

Vranësira dhe reshje lokale shiu/ Parashikimi i motit për sot, 7 janar 2025

Masat ajrore të ngrohta dhe të lagështa me origjinë Jugore do të vijojnë ndikimin e tyre duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura...

Vaksinimi falas kundër gripit, Koçiu: Janë kryer 206 627 doza në grupet më të rrezikuara

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha sot se vaksinimi falas kundër gripit të stinës po vijon në të gjithë vendin për...

Moti i keq në SHBA, tre viktima dhe dhjetëra të lënduar nga ngricat

Mot i ftohtë dhe reshje të vazhdueshme dëbore kanë shkaktuar vështirësi të mëdha në SHBA duke rezultuar në të paktën 3 viktima dhe 31...

Lajme të tjera

Web TV