Civilët, viktima të luftës në Ukrainë/ Kush është vogëlushja e vrarë, që nuk arriti të festonte ditëlindjen e 8-të

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të shumtë janë civilët e vrarë nga luftimet me ushtrinë ruse në Ukrainë, teksa numrat po rriten çdo ditë. Deri të dielën, komisionari i Ukrainës për të drejtat e njeriut tha se numri i viktimave civile ishte vetëm 210, duke përfshirë disa fëmijë.

Një vajzë 7-vjeçare vdiq në një sulm në një kopsht fëmijësh Alisa Hlans ishte një nga gjashtë personat që vdiqën kur kopshti i saj u godit në ditën e dytë të pushtimit rus të premten, në qytetin e vogël Okhtyrka. Alisa, për tre muaj do mbushte 8 vjeç. Ajo u plagos rëndë dhe prokurorja e përgjithshme Irina Venediktova, tha se vdiq në spital të shtunën.

Disa fëmijë të tjerë janë vrarë në avancimin rus, duke përfshirë një vajzë të quajtur Polina, e cila ishte në vitin e fundit të shkollës fillore në Kiev.

Polina ishte një vajzë e vogël e lumtur dhe e buzëqeshur, e cila po ndiqte shkollën në Kiev, kur plumbat ranë mbi të, duke i shuar përgjithmonë buzëqeshjen. Sipas autoriteteve lokale në Kiev, ajo dhe prindërit e saj u qëlluan dhe u vranë në rrugë. Plumbat plagosën edhe vëllain edhe motrën e saj, teksa u dërguan në spital. Motra e saj ishte në kujdes intensiv dhe vëllai i saj u dërgua në një spital të veçantë për fëmijë.

Shumica e civilëve të vrarë nuk janë identifikuar ende, por historitë e tyre janë po aq shqetësuese.

Të fundit

Bie euro dhe paundi, mësoni me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot

Sot, më 13 shkurt 2025, dollari amerikan blihet me 95.2 lekë dhe shitet me 96.5 lekë. Euro blihet me 98.7 lekë...

Në Shqipëri jetohet, por jo me dinjitet/ “Tregtarët abuzojnë me çmimet e importeve…”

Ekspertja e ekonomisë Teuta Kortoçi foli sot në Report Tv, lidhur me të ardhurat që i nevojiten një qytetari për të jetuar në Shqipëri....

Mos harroni çadrat! Reshje shiu në të gjithë vendin

Vendi ynë sot do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti  parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Reshje shiu që në orët...

Shpresa përballë realitetit më ndihmon të rris fëmijët në krizën klimatike

Nga Emma Pattee* Kur kam lindur fëmijën tim të parë në vitin 2019, më dukej se çdo gjë që mund të shkonte keq shkoi keq....

BE: Mezi presim formimin e qeverisë së re dhe vazhdimin e angazhimit tonë me autoritetet

Bashkimi Evropian (BE) ka thënë se mezi pret formimin e Kuvendit dhe Qeverisë së re të Kosovës, pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, të...

Lajme të tjera

Web TV