“Pjesëmarrja e ulët në votime e dëshmon”/ Rama i kthehet komentuesit: S’kam folur për ndonjë arritje, por…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama reagoi për zgjedhjet e pjesshme lokale, ku kandidatët e Partisë Socialiste arritën të fitonin në pesë bashku, nga gjashtë në të cilat po zhvilloheshin zgjedhjet në total.

Rama nuk u ndal vetëm te ky sukses, por shtoi se duhet hedhur një vështrim nga situata në Ukrainë që ka stabilizuar qetësinë botërore. Në hapësirën e komenteve, ka reaguar një qytetar, i quajtur Selim Hoxha. Ai i thotë kryeministrit se është një shqetësim pjesëmarrja e ulët në votime e kjo do të thotë se qytetarët kanë humbur besimin.

Kryeministri ka zgjedhur t’i përgjigjet këtij komenti me fjalët se kudo në botë zgjedhjet e pjesshme kanë pjesëmarrje më të ulët, në lista sipas tij përfshihen edhe ata që jetojnë jashtë vendit.

Biseda:

 

Qytetari: Ne vend qe te beni autokritikë për pjesëmarrje te ulet ne votime, flisni për arritje. Një shoqëri, ku 70% e saj rri ne shtëpi në kohen e votimeve, dëshmon ne mënyrë te pakundërshtueshme, së dicka serioze ka ndodhur.Qytetaret kane humbur pergjithesisht besimin.Pse?!Kesaj pyetje,vetem ju jeni ne gjendje t’i pergjigjeni.Pershendetje!

 

Rama: Selim Hoxha e para njehere ne zgjedhjet e pjesshme gjithnje pjesemarrja eshte me e ulet se zakonisht, jo ne Shqiperi po kudo; e dyta llogaria me 70% ndenjie ne shtepi eshte gabim, sepse ne liste jane te tere, edhe ata qe jane jashte shtetit, keshtu qe pjesemarrja e atyre qe banojne ketu e kane mundesi votimi eshte natyrisht me e larte se sa 30%; e treta, po me e rendesishmja, ne postimin tim kam folur per dicka krejt tjeter dhe jo per ndonje arritje!

Të fundit

Shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e vajzës dhe fqinjit në Itali

Taulant Malaj, 47-vjeçari shqiptar i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij 16-vjeçare, Jessica Malaj, dhe fqinjin Massimo De...

Ylli Pata: Harresa e qëllimshme e 11 majit, çfarë ndodhi realisht në zgjedhje?

Po hyjmë në muajin e dytë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, e në debatin publik duket se kemi një jetë. Me një tendencë të...

Trump: Ndërpresim menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se po ndërpret menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë, ndërsa vendi synon të fillojë zbatimin e një politike...

Samiti i BE: Mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit

Krerët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u mblodhën dje në Bruksel për të biseduar për sanksione më të ashpra kundër Rusisë, mënyrat...

Gjykata Supreme e SHBA-së mban anën e prindërve kundër librave me temë LGBT

Gjykata Supreme e SHBA-së ka vendosur në favor të një grupi prindërish në shtetin e Merilendit, të cilët kërkuan që fëmijëve të tyre t’u...

Lajme të tjera

Web TV