Rusia merr një tjetër goditje të fortë nga Ukraina, vritet në luftë gjenerali ushtarak

Forcat ukrainase kanë vrarë gjatë luftimeve një gjeneral rus pranë qytetit të rrethuar të Kharkiv. Bëhet me dije se ky është komandanti i dytë i lartë rus që vdiq në pushtimin e vendit nga Vladimir Putin.

Sipas mediave të huaja gjeneralmajor Vitaly Gerasimov, 45 vjeç, u vra të hënën, tha në një deklaratë Shefi i Drejtorisë së Inteligjencës të Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës. Gerasimov ishte zëvendëskomandanti i parë i ushtrisë së 41-të të Rusisë dhe vdekja e tij përfaqëson një tjetër goditje të madhe për forcat e Putinit.

Gjenerali mori pjesë në luftën e dytë çeçene, në operacionin ushtarak rus në Siri dhe në aneksimin e Krimesë, duke fituar medalje nga ato fushata.

Christo Grozev, drejtor ekzekutiv i grupit të gazetarisë investigative Bellingcat, tha në Twitter se lajmi për vdekjen e Gerasimov u përgjua nga zyrtarët ukrainas ndërsa iu transmetua zyrtarëve të ushtrisë ruse.

Duke ndarë një fotografi të bisedës në rusisht, Grozev shkroi se ushtria e 41-të në rajon ka humbur komunikimin, dhe kështu duhet të përdorin një kartë SIM lokale e cila i lejoi Ukrainës të përgjonte thirrjen.