Juventus degjenerohet nga Villareal në shtëpi, Chelsea kalon në fazën tjetër!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Villareal ka degjeneruar Juventusin, duke e mposhtur në shtëpi 0-3 dhe duke e eleminuar nga Champions League.

Juventus e ka nisur pjesën e parë shumë mirë duke rrezikuar portën e spanjollëve disa herë me Vlahovic por finalizimi nuk ka qënë konkret. Sulmuesi serb gjithashtu goditi dhe shtyllën por i pafat për ta dërguar topin në rrjetë.

Villareal tentoi tre herë të kërcënontë portën por pa rezultat.

Pjesa e ditë ishte pothuajse në të njëjtin ritëm deri në minutën e 77-të. Villareal fiton një penallti nga një ndërhyrje e Ruganit dhe Moreno e dërgon topin në rrjetë.

Por Villareal i vendos pikat mbi “i” në minutën e 85-të me anë të Torres. Spanjollët nuk mjaftohen me këtë rezultat ku në minutën e 90-të De Ligt prek topin me dorë dhe Villareal shënon golin e tretë nga pika e bardhë përsëri me anë të Danjuma.

Juventus kështu largohet nga aventura e Champions League.

Nga ana tjetër Chelsea nuk ka kursyer golat ndaj Lille, në shtëpinë e këtyre të fundit.

Të parët që kaluan në avantazh ishin francezët me anë të Yilmaz nga pika e bardhë e penalltisë. Loja ishte paksa e vakët por Chelsea këmbënguli për të shkuar në dhoman e zhveshjes në barazim, ku në minutën e 48-të të pjesës së parë ishte Pulisic i cili dërgoi topin në rrjetë nga një asistim i Jorginho.

Pjesa e dytë ishte e qetë dhe me pak raste por në minutën e 71-të spanjolli Azpilicueta dyfishon shifrat për anglezët.

Kaq i ka mjaftuar ekipit të Tuchel për të prerë biletën për fazën tjetër të Champions League./abc

Të fundit

Oferta e radhës e Inter për Lookman,

Interi ka bërë sot një ofertë të fundit zyrtare për Ademola Lookman, duke i kërkuar Atalantës sulmuesin nigerian. Një...

U martua në Theth, kush është këngëtari që Edi Rama e promovoi sot

Mesditën e kësaj të premte në rrjetin e tij social “Facebook” kreu i qeverisë erdhi sërish me pamje nga Thethi, por jo si ato...

Brazili i del kundër Trump-it: Tarifat i ke politike, jo ekonomike

Qeveria e Brazilit u ka bërë të ditur gazetarëve se do të njoftojë disa masa emergjente javën e ardhshme për të ndihmuar bizneset të...

Prokurori i Sarandës: Më shkarkuan për 600 mijë lekë që më dha nëna

Prokurori Kledian Llaho, i shkarkuar sot me vendim të formës së prerë dhe i larguar përgjithmonë nga sistemi i drejtësisë, ka reaguar dhe thotë...

Trump vendos nëndetëset bërthamore amerikane pranë Rusisë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se ka urdhëruar vendosjen e dy nëndetëseve bërthamore në rajone pranë Rusisë, si përgjigje ndaj kërcënimeve të...

Lajme të tjera

Web TV