Enriko Karuso/ Rekordi i këngëtarit, 290 pllaka gramafoni me incizime

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Enriko Karuso u bë këngëtari i parë i njohur që regjistron një këngë në pllakë gramafoni. Kjo ndodhi në marsin e vitit 1902.

Mes viteve 1902-1920, Karuzo realizoi rreth 290 incizime të tjera. Kënga “Vesti la giubba” (1904) nga opera Pagliacci e Leoncavallo ishte regjistrimi i parë që u shit një milion kopje.

Zëri i tij ishte i ndjeshëm, lirik dhe i fuqishëm në shpërthime dramatike dhe u bë progresivisht më i errët në timbër në vitet e tij të mëvonshme. Cilësitë tërheqëse të tenorit ishin jashtëzakonisht të pasura me regjistra më të ulët dhe ishin të bollshme me ngrohtësi, gjallëri dhe butësi.

Errico Henrico “Henry” Karuso rridhte nga një familje shumë e varfër. Kishte lindur në Napoli më 1873, i treti i shtatë fëmijëve. Një gojëdhënë thotë se Karuzo kishte pasur 18 vëllezër e motra dhe ai ishte i vetmi që kishte mbijetuar, shumica kishin vdekur që në foshnjëri. Gjithësesi, Errico filloi të kënduarit që fëmijë në rrugët e Napolit. Pastaj morri disa mësime në muzikë e kanto në Kishë dhe në moshën 22 vjeçare, bëri debutimin e tij profesional në muzikën serioze në Teatro Nuovo në Napoli. Në vitin 1903, Karuso nënshkruan një kontratë me Opera Metropolitane, Nju Jork, dhe prej këndej bëhet i famshëm në botë.

Më 1920, Karuzo u kthye në Itali, ishte i sëmurë rëndë nga një lloj pezmatimi të mushkërive; vdiq më 2 gusht të vitit tjetër. 48 vjeç. Mbreti i Italisë, Viktor Emanueli III, hapi bazilikën Mbretërore të Kishës San Francesco di Paola për funeralin e Karusos, që u ndoq nga mijëra njerëz. Trupi i tij i balsamosur u ruajt në një sarkofag xhami në varrezat Del Pianto në Napoli. Në vitin 1929, trupi u mbyll hermetikisht në një varr prej guri.

Të fundit

Simpatizuesit e LVV-së nisin festimet në Mitrovicë, Gjilan e Lipjan

Simpatizues të Lëvizjes Vetëvendosje kanë nisur të festojnë pas rezultateve të deritanishme të zgjedhjeve të 9 shkurtit. Deri më tani...

Ndodh edhe kjo! Majmuni i ‘fik dritat’ Sri Lankës, mbetet pa energji elektrike për 3 orë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Sri Lanka, ku një majmun ka hyrë në një nënstacion në rrjetin elektrik dhe ka shkaktuar një...

Breshëri tërmetesh në Santorini, lëkundjet ndihen edhe në Athinë

Një tërmet me magnitudë 5.0 Rihter është regjistruar mbrëmjen e sotme në brigjet e Santorinit. Lëkundjet janë ndjerë edhe në Athinë. Protothema.gr bën me dije se...

Numërimi i votave në Kosovë, KQZ përballet me probleme teknike në faqen ‘online’

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë po has vështirësi teknike në sistemin online të përditësimit të rezultateve zgjedhore. Ky problem ka shkaktuar vonesa në...

Kujdes! Kjo është lista e vendeve më të rrezikshme për udhëtim në vitin 2025!

Një studim i ri ka zbuluar vendet më të rrezikshme për t’u vizituar në vitin 2025. Sipas ‘The Independent’, vlerësimi vjen bazuar në një sërë...

Lajme të tjera

Web TV