Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka thënë se SHBA-të po pengojnë Ukrainën të pranojë kërkesat minimale të Rusisë, shkruan agjencia e lajmeve Interfax.
“Delegacioni ukrainas po mbahet nga dikush, ndoshta amerikanët, prandaj nuk lejohet që ukrainasit të pajtohet me kërkesat tona, të cilat unë i konsideroj absolutisht minimale”, tha Lavrov.