E solli UEFA në 2018 për të certifikuar zgjedhjet e Dukës, Grigori Surkis arratiset nga Ukraina me 17 mln dollarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Grigori Surkis, ish-presidenti i Federatës Ukrainase të futbollit, i cili zbarkoi në vendin tonë në vitin 2018 si i dërguari special i UEFA-s për të certifikuar rizgjedhjen e Armand Dukës në krye e FSHF-së, është cilësuar si tradhtar nga Ukraina kjo për shkak se u largua nga vendi me 17 milionë dollarë.

Biznesmeni nuk iu bind ligjit ushtarak në Ukrainë, duke u larguar nga vendi në ditën e tretë të luftës. Ai iku në mesnatë, bashkë me familjen, ndërsa u kap në kufirin hungarez me 17 milionë dollarë para cash në bagazhin e makinës së tij të blinduar Maybach S650, vlera e të cilit llogaritet në 700,000 dollarë.

Në deklarimet e tij, biznesmeni bashkë me vëllain Igor, thanë se nuk kishin para me vete, megjithatë nga kontrollet e autoriteteve rezultoi e kundërta.

Rezulton se shuma e parave është nxjerrë nga Ukraina pa deklaruar asgjë në autoritetet doganore, veprim ky është cilësuar si tradhti nga ukrainasit, të cilët vendosën të qëndronin në vendin e tyre për të luftuar forcat ruse.

Të fundit

Nis zbatimi i marrëveshjes për pensionet mes Shqipërisë dhe Italisë

Prej 1 qershorit ka nisur zbatimi i marrëveshjes për pensionet mes Shqipërisë dhe Italisë, e cila garanton të drejtat...

Fitoi zgjedhjet në Poloni, Begaj uron presidentin e ri: Presim thellimin e marrëdhënieve

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uroi Presidentin e sapozgjedhur të Polonisë, Karol Nawrocki, përmes një postimi në rrjetin social X, me rastin e fitores...

“Miss World 2025”/ Kush është bukuroshja Tajlandeze që rrëmbeu titullin?

Ndër konkurrentet që u renditën direkt në Top 40 ishin edhe Millie-Mae Adams nga Uellsi dhe Monica Kezia Sembiring nga Indonezia, fituese në sfidat...

Degustim i veçantë vere në Hotel Dinasty nga familjet e njohura italiane

Tiranë, 2 Qershor 2025 – Me rastin e festës kombëtare të Italisë, në ambientet elegante të hotelit të njohur Dinasty në kryeqytet, Famiglia di...

Aktrojnë

Nga Edison Ypi Takova Hasanin. O Hasan, i thashë, si ke qënë me shëndet o burridheut, gruan, kalamajtë, farefisin, miqtë, mirë i ke pasur ?...

Lajme të tjera

Web TV