Kush po e tradhton Putinin? Lideri rus i tërbuar me rrethin e tij të afërt, po i spiunojnë çdo plan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti rus Vladimir Putin është zotuar se do të ndërmarrë veprime kundër rrethit të tij të brendshëm, teksa kërkon të largojë “fajtorët” përgjegjës për pushtimin e tij të dështuar në Ukrainë.

Sipas burimeve lokale, ai është i xhindosur për faktin se SHBA ka zbuluar planet e tij ushtarake.

Dhe për ta bërë më keq punën e tij, planet janë dërguar në Ukrainë – kjo është pjesërisht arsyeja pse Ukraina nuk ra në 72 orët e parashikuara të Putinit.

Kjo shihet gjithashtu pjesërisht si arsyeja pse gjeneralët e lartë dhe forcat e tij më elitare janë shënjestruar në mënyrë kaq efektive në Ukrainë.

Ai madje ka filluar të vërë në dyshim aleatin e tij të ngushtë, njeriun që qëndron pas ushtrisë rinore të Rusisë dhe ai që drejton pushtimin në përgjithësi, Sergei Shoigu.

Vajza e tij e vogël Ksenia, 31 vjeç, është parë së fundmi duke pozuar me ngjyrat ukrainase blu dhe të verdhë.

Burimet thonë se Putini ka filluar të sulmojë Valery Gerasimov, shefin e shtabit të përgjithshëm rus, i cili është folur si një lider në pushtet nëse Putini bie në ndonjë grusht shteti të mundshëm.

Disa besojnë se ai po planifikon një marrëveshje që do ta shesë si një “dorëzim” ukrainas dhe një “paradë fitoreje” në Moskë në fillim të majit.

Humbja e më shumë se gjysmë duzinë gjeneralësh shihet si e lidhur me këto rrjedhje në kohë reale të lëvizjeve të operacionit të tij ushtarak.

Të fundit

Sara Gjordeni rrëfen takimin e Bardhit me familjarët e saj

Sara Gjordeni ka rrëfyer takimin e parë të Bardhit me familjarët e saj. Në një intervistë të dhënë së...

Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Parashikohet rënie e vlerave barike si pasojë e masave ajrore më të ftohta me origjinë verilindore. Kjo do të sjellë mot të kthjellët dhe të...

Horoskopi ditor, 2 Shkurt 2025

Dashi Ndikimi i favorshëm i yjeve, do të bëjë që të keni dëshirë të madhe për të udhëtuar. Ndonëse problemet e mbartura nuk do të...

Barcelona vendi “makth” për Real Madridin, Espanyol befason “Los Blancos”

Real Madridi pësoi një disfatë të hidhur mbrëmjen e sotme, teksa u mposht nga Espanyoli i Marash Kumbullës me rezultatin 1 me 0 në...

Ambasadori Meidani mbi Debatin për Ndërhyrjen e NATO-s: Historia nuk do të rishkruhet!

Në një intervistë, gazetarët e njohur Piers Morgan dhe Tucker Carlson u përfshinë në një debat të ashpër mbi rolin e NATO-s në ndërhyrjen...

Lajme të tjera

Web TV