Sonte, Spanjë-Shqipëri/ Ndeshja e Brojës, Reja fikson titullarët kuqezinj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga polemikat për lënien jashtë formacionit, edhe pse bënte diferencën duke u dhënë fitoret kuqezinjve, te mungesa misterioze kundër Anglisë dhe së fundmi te paqja me trajnerin Rejën.

Armando Broja mbetet në qendër të vëmendjes në Kombëtare, pasi është sulmuesi më në formë dhe vjen pas një shpërthimi në pjesën e parë të këtij sezoni me Southamptonin në Premier League.

“Kemi një grup shumë të mirë dhe një trajner të mirë. Duke marrë rezultate dhe eksperiencë, mendoj se kemi një shans të futemi në Europian ose Botëror”, pati thënë talenti kuqezi dy ditë më parë, duke konfirmuar se ka rivendosur një raport të mirë me Rejën dhe ka lënë përfundimisht pas polemikat.

Sot ndaj Spanjës Broja do të udhëheqë sulmin kuqezi dhe duke pasur parasysh nivelin e lartë të kundërshtarit, normalisht që sytë janë te ndonjë “shpikje” e tij, ashtu siç bëri në vitin e kaluar ndaj Hungarisë.

STËRVITJA – Kombëtarja shqiptare mbylli përgatitjet dje në stadiumin “RCDE”, aty ku luan si pritës Espanjoli në La Liga (skuadra e Keidi Bares). Atmosfera duket entuziaste dhe grupi i lojtarëve është i plotë, me përjashtim të Amir Abrashit.

Seanca nisi me disa udhëzime në fushë dhe ushtrime të lehta për futbollistët. Nuk mungojnë edhe diskutimet brenda ekipit, teksa shihet shpesh që Armando Broja komunikon me kolegun e tij në sulm, Myrto Uzuni.

Në vijim të seancës Reja i ka vendosur lojtarët sipas pozicioneve në fushë për të qarkulluar topin. Në sulm dilema është se kush do të luajë në krah të Brojës, por Cikalleshi është më i avantazhuar në krahasim me Manajn dhe Uzunin.

Lexo edhe :  Habit Kristiano Ronaldo: Mbape nuk di të luajë si pykë, të mësojë të luajë si unë

Por, një dilemë më e madhe ka qenë në këto ditë edhe një vend në mesfushë, aty ku Gjasula është në balotazh me Asllanin, lojtarin e Empolit që grumbullohet për herë të parë me Kombëtaren shqiptare.

Në mbrojtjen me tre do të rreshtohen Ismajli, Gjimshiti dhe Kumbulla, ndërsa nga krahët do të jenë Balliu në të djathtë dhe Hysaj në të majtë. Në mesfushë gjasat më të mëdha janë të luajnë Bare, Gjasula dhe Laçi.

PORTIERI – Në konferencën e djeshme për mediat Reja ka qenë i shoqëruar nga Hysaj, duke konfirmuar kështu në njëfarë mënyre mosaktivizimin e kapitenit Etrit Berisha në portë nga minuta e parë dhe zëvendësimin e tij me Tomas Stakoshën, i cili do ta nisë si titullar ndaj iberikëve.

Mungesa e aktivizimit nga minuta e parë e Berishës tregon gjithashtu se shiriti i kapitenit ndaj Spanjës do t’i shkojë Elseid Hysajt, vendim ky i njoftuar edhe më parë nga ana e trajnerit, i cili ishte shprehur në disa raste se në ndeshjet kur Berisha nuk do të aktivizohej, shiriti i kapitenit do t’i kalonte Hysajt, si një zgjedhje hierarkike në skuadrën kuqezi, pasi shkodrani është zv.kapiteni në Kombëtare.

Të fundit

Pas kurimit, rrëfehet Parashqevi Simaku: Ushtrohesha çdo ditë, pija ujë e jo raki…

Në një intervistë ekskluzive për Top Channel, këngëtarja e mirënjohur, Parashqevi Simaku, rrëfen ditët e kurimit në spitalin e...

PD nesër në protestë, por me strategji në ‘ajër’! Berisha: Skenarin do e shpallim nesër

Opozita po duket më e çorientuar se kurrë në strategjitë e saj, por edhe në planifikimet politike që pretendon, ku thërret protesta dhe më...

A jeni në listë? 4 shenjat e zodiakut që hanë më shumë kur janë të stresuar

Stresi i prek të gjithë në mënyra të ndryshme, disa bëhen hiperaktivë, të tjerë tërhiqen dhe disa… e hedhin te ushqimi! Nëse ndiheni sikur...

Kongresi Botëror i Ligjit 2027 në Tiranë, Zaçaj: Gur kyç në rrugëtimin e vendit

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj mori pjesë në ceremonitë e parashikuara me rastin e akordimit të çmimit Premio Espanol Universal 2024 për Javier...

“Ja ky…”/ Jul Deda nuk ndalet i nxjerr ‘bojën’ Gjestit , publikon videon e papritur

Gjesti dhe Bani hynë bashkë në tualet, duke rrezikuar të përfundojnë në nominim kokë më kokë. Ishte Gjesti ai që e nxiti këtë situatë, për...

Lajme të tjera

Web TV