Rritet numri i viktimave nga coronavirusi, ndër ta edhe një mjek

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërkohë që ka arritur në 1886 numri i viktimave, mbi 70 mijë persona janë konfirmuar si të infektuar si pasojë e coronavirusit në Kinë. Sipas të dhënave nga Wuhan, bëhet me dije se një ndër viktimat gjatë 24 orëve të fundit është edhe drejtor i spitalit Wuchang në Wuhan. Sipas të dhënave mjeku viktimë që njihej me emrin Liu ishte një neurokirurg dhe ishte drejtori i parë i spitalit ku vdiq si rezultat i epidemisë së coronavirusit.

Vdekja e tij mund të rris sërish kritikat se qeveria nuk ka bërë sa duhet për të mbrojtur punonjësit e vijës mjekësore, shumë prej të cilëve janë të mbingarkuar për shkak të fluksit të pacientëve me këtë virus. Gjithashtu të martën, media shtetërore kineze raportoi se mjekët dhe infermierët po vdesin ndërsa përpiqen të kontrollojnë shpërthimin zyrtarisht do të përcaktohen si “dëshmorë”.

Pjesa dërrmuese e këtyre rasteve fatale kanë qenë në Kinë, ndërsa 5 prej tyre jashtë vendit. Shqetësimi është rritur në javën e kaluar për shpërthime shumë më të vogla por në rritje në Singapor, Japoni dhe Hong Kong. Sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetit të Kinës, që nga fillimi i shpërthimit në dhjetor, më shumë se 12 mijë e 500 pacientë janë shëruar dhe janë larguar nga spitali.

Jashtë Hubei, numri i rasteve të reja ka rënë për 14 ditë rresht. Pavarësisht nga ky lajm i mirë, dukshëm, masa të rrepta dhe shpesh drakonike janë duke u rritur në pjesën më të madhe të vendit. Kjo vjen pasi autoritetet bëjnë një përpjekje për t’u rikthyer në diçka si normaliteti në shumë qytete të mëdha dhe qendra tregtare. Të hënën, një komitet i kryesuar nga kryeministri kinez Li Keqiang tha se një “shpërthim më i madh i epidemisë është shmangur përmes masave të forcuara të parandalimit dhe kontrollit”, duke shtuar se “një prirje pozitive është shfaqur në të gjithë vendin në frenimin e epidemisë”! n.k/Fjala.al/

Të fundit

“Berisha kishte lidhje me agjendën serbe”, gazetari: Si më hoqi nga puna

Xhevdet Zekaj, i ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në Dritare TV, hodhi akuza të forta ndaj ish-kryeministrit...

Xhim Morison, legjenda e pavdekur e muzikës

Nga Leonard Veizi       Nga kordat e zërit të tij dilnin nota mistike, diçka që ishte fillimisht veç një imazh i cili kalonte vetëtimthi nëpër...

Rama: Ina Majko, prurja e parë në vijim të rrugës së re

Kryeministri Edi Rama thotë se Ina Majko, të cilën e emëroi zëvendës ministre të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes, është prurja e parë ndër shumë të...

Rama vizitë në Vlorë, pritet të mbërrijë në Bashki

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë në bashkinë e Vlorës. Mësohet se kreu i qeverisë do të jetë prezent aty rreth orës 10:00, ndërkohë...

Çfarë do të thotë vërtet “Globalizoni Intifadën”

Nga Bret Stephens Zohran Mamdani pati tre raste për të mohuar shprehjen “globalizoni intifadën” gjatë një interviste për fundjavë në NBC me Kristen Welker. Do...

Lajme të tjera

Web TV