Helmimi i Abramovich, ministri apel negociatorëve në Turqi: Mos hani, mos pini, mos prekni sipërfaqet

Bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës kanë nisur ditën e sotme në Turqi.

Negociatorët që ulen në tryezë me homologun rus nuk duhet të pinë apo hanë me bashkëbiseduesit e tyre. Paralajmërimi vjen nga ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, pas lajmit për helmimin e dyshuar të Roman Abramovich dhe dy negociatorëve ukrainas.

“Unë këshilloj këdo që është duke negociuar me Federatën Ruse që të mos hajë apo pijë dhe mundësisht të shmangë prekjen e çdo sipërfaqeje”, tha ai, sipas transmetuesit britanik Sky News.