Frikë nga helmimi?/ Shakaja pa kripë e negociatorit ukrainas, por që askush nuk qeshi (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Media ukrainase Nexta ka publikuar një fragment nga takimi i delegacioneve ruse dhe ukrainase, që u zhvillua ditën e sotme në Stamboll me ndërmjetës presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan.

Në video dëgjohet negociatori ukrainas David Arakhamia, që i thotë negociatorit rus: “Ky është dezinfektant, jo vodka”, ndërkohë shikonte një shishe në tryezë.

Shakaja e tij rezultoi dështim, pasi askush nuk qeshi.

Ndërkohë ministri i Jashtëm ukrainas Dmitry Kuleba paralajmëroi në herët negociatorët ukrainas në Stamboll që të mos hanë dhe pinë asgjë pas helmimit të Roman Abramovich.

“Këshilloj këdo që shkon në negociata me Rusinë të mos hajë e të pijë asgjë. Dhe, mundësisht, shmangni prekjen e çdo sipërfaqeje. Këtë po jua them nga përvoja personale”, citohet të ketë thënë Kuleba, shkruan Sky News.

Megjithatë, oligarku rus duket se është në gjendje të mirë shëndetësore teksa mori pjesë në bisedimet e sotme, ndërsa ka pasur edhe një përballje sy më sy me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan.

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV