Rama takon presidentin Steinmeier në Berlin: Të çojmë përpara marrëdhëniet mes dy vendeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në vijim të vizitës zyrtare, Kryeministri Rama u takua sot në Berlin me Presidentin Federal të Gjermanisë Frank Walter Steinmeier, në Presidencën Federale, me të cilin zhvilloi një takim kokë më kokë, që u pasua nga takimi mes dy delegacioneve.

Kryeministri Rama dhe Presidenti Steinmeier vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë mes dy vendeve dhe shprehën angazhimin e përbashkët për thellimin e tyre të mëtejshëm.

Bashkëbiseduesit dakordësuan vijimin e bashkëpunimit mes Gjermanisë dhe Shqipërisë, në fusha me interes të ndërsjellë.

Biseda u përqendrua në integrimin europian të Shqipërisë me theks të veçantë në rolin mbështetës që Gjermania ka luajtur dhe vijon të luajë në këtë drejtim. Po ashtu, aktualiteti në Ukrainë dhe ngjarjet më të fundit që prodhoi agresioni i Rusisë atje ishin një prej temave kryesore të bisedës.

Të fundit

Refuzoi Milanin për kalimin tek Fenerbahce, mbrojtësi tregon pse mori këtë vendim

Mbrojtësi i majtë i Gent, Archie Brown, ka zbuluar se ‘marrëveshja ishte pothuajse e përfunduar me Milan’, por shpjegon...

Ukraina ngre alarmin: Rusia po na vret me armët e Koresë së Veriut

Kreu i shërbimit të inteligjencës ushtarake të Ukrainës, Kirilo Budanov, zbuloi se Koreja e Veriut aktualisht furnizon deri në 40 përqind të municioneve të...

Formula 1/ Kunati i Verstappen ngre zërat: “Max tek Mercedesi në vitin 2026”

E ardhmja e Max Verstappen duket si një enigmë: për cilin ekip do të garojë në vitin 2026? A do të vazhdojë me Red...

Popullsia e BE-së arrin rekord historik: mbi 450 mln njerëz

Emigracioni në Bashkimin Evropian e ka çuar popullsinë e bllokut në rekordin prej 450.4 milionë njerëz vitin e kaluar. Kështu kanë treguar të dhënat e...

Bill Gates ‘varfërohet’ me 51 miliardë dollarë pas një fjalie që tha!

Pasuria e bashkëthemeluesit të Microsoft-it, Bill Gates, ka rënë ndjeshëm me 51 miliardë dollarë në vetëm disa ditë, pas deklaratës së tij se do...

Lajme të tjera

Web TV