Do futej në BBV? Ish-deputeti Jenisheri: Njerëzit më duan shumë, çdo ditë bëjnë 2-3 foto me mua

Ish-deputeti në Kuvendin e Shqipërisë, Selami Jenisheri, i cili ishte shpesh në qendër të vëmendjes kur shkonte të enjteve gjatë seancave plenare me biçikletën e tij ngjyrë rozë, ka tërhequr sërish vëmendje me intervistën e dhënë së fundmi.

Pyetje: A e dini ju se deputetet marrin pension rreth 800 mijë lekë?

Selami Jenisheri: Unë marr 552 mijë lekë pension në total.

Pyetje: Po të vinte një ftesë për BB VIP do pranoje?

Selami Jenisheri: Ka shumë njerëz që më respektojnë shumë. Po të them që nuk ka ditë që nuk duan të bëjnë 2-3 fotografi me mua e i pëlqejnë shumë ideja që jam njeri i thjeshtë e eci me biçikletë. Dhe ne lokale më thotë kamarieri i ke të paguara e i falënderoj shumë. Jo nuk do futesha.