Me shpejtësi dhe e dehur në timon/ Nëna u merr jetën tragjikisht fëmijëve të mitur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një nënë e cila u përfshi në një aksident që i mori jetën 2 fëmijëve të saj të mitur akuzohet se ishte e dehur në momentin që ndodhi ngjarja.

Mary McCann, 35 vjeç, po udhëtonte me një makinë tip ‘Vauxhall Astra me djalin Smaller, 10 vjeç dhe vajzën 4-vjeçare Lilly.

Asnjëri nga fëmijët nuk kishte vendosur rripat e sigurimit, kur ajo u përplas me një kamion ndërsa ngiste me shpejtësi 115 km/h në një korsi ku shpejtësia e lejuar ishte 95 km/h.

Pas testit të alkoolit ajo rezultoi se kishte një sasi prej 98 mg alkool për 100 ml gjak, ndërsa kufiri ligjor është 80 mg.

McCann u arratis për një javë dhe nuk u paraqit në Gjykatë për tu përballur me drejtësinë pas funeralit të fëmijëve të saj.

Ajo tani është burgosur dhe është dënuar me 4 vjet e 1 muaj burg pasi u deklarua fajtore për shkaktimin e vdekjes nga drejtimi i pakujdesshëm nën ndikimin e alkoolit.

Ajo gjithashtu u ndalua të drejtonte makinën për shtatë vjet e dy javë.

35-vjeçarja së bashku me fëmijët po kthehej nga një festë ditëlindjeje kur ndodhi tragjedia.

McCann u përplas me pjesën e pasme të kamionit.

Liloi e vogël kishte dalë nga makina dhe u gjet në anë të rrugës.

McCann u dëgjua duke bërtitur pas përplasjes “Zot, pse nuk i vendosa rripat e sigurimit?”

Pas vdekjes së të miturve u zhvilluan homazhe nga të afërmit e tyre.

Një fqinje zemërthyer tha për The Sun: “Ajo do të luftojë të përballojë jetën pa fëmijët e saj. Ata ishin bota për të. Ajo jetoi për ta.”

Të fundit

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Jasna Vukiqeviq   Rregullat e reja të tenderit për qiratë e plazheve, të cilat përfshijnë çmime tri herë më të larta,...

Veliaj: Jo shkrirjen e SPAK, por luftë me atë që më futi në burg para zgjedhjeve

Erion Veliaj ka reaguar sërish nga qelia, duke kundërshtuar akuzat e ngritura ndaj tij dhe duke sulmuar ashpër prokurorin e çështjes, Olsi Dado. Në...

Berisha në Athinë: Do rikthejmë marrëveshjen e detit me Greqinë

  Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi gjatë mitingut elektoral në Athinë se, sapo opozita të vijë në pushtet, do të aktivizojë marrëveshjen për kufirin detar me...

Parashikimi i horoskopit 24 shkurt, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Për shumë kohë ju keni vënë nevojat dhe dëshirat e njerëzve mbi tuajat. Mendja juaj po përpiqet të gjejë ekuilibër. A nuk duhet të...

Lajme të tjera

Web TV