Kuvendi Kombëtar, Berisha dhe Alibeaj në duel për pjesëmarrjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni i Rithemelimit ka thirrur sot Kuvendin Kombëtar për të zgjedhur anëtarët e këshillit Kombëtar. Berisha ka ftuar gjithë demokratët, por Basha dhe mbështetësit e tij nuk do të marrin pjesë në punimet e Kuvendit ku do të përcaktohet edhe data e zgjedhjes për kryetar. Berisha një hap larg zyrtarizimit në krye të PD-së.

Para se Lulzim Basha të jepte dorëheqje, demokratët ishin ndarë mes Bashës dhe Sali Berishës. Me largimin e tij si drejtues i PD-së, vendin e tij e ka zënë Enkelejd Alibeaj i cili po bën një betejë në fushë me Sali Berishën se kush duhet ta drejtojë Partinë Demokratike. Edhe pse Berisha nuk ka ansjë argument kundër Alibeajt, ky i fundit nuk pranon që PD zyrtare të drejtohet nga një person i shpallur “non grata” siç është Sali Berisha. Edhe sot që mbahet Kuvendi Kombëtar, ndjeksit e Bashës, që aktualisht ndjekin Aliebajn, kanë vendosur mos të marrin pjesë në punimet e Kuvendit, ku pritet të merren disa vendime shumë të rëndësishme. Komisioni i Rithemelimit që drejton aktualisht PD-në, u ka dërguar ftesë të gjithë deputetëve demokratë që të jenë të pranishëm në atë Kuvend. Por kjo ftesë është refuzuar nga deputetët që mbështesin platformën e Enkelejd Alibeajt, teksa ka edhe disa të pavendosur. Në Kuvend pritet që të mos marrin pjesë: Orjola Pampuri, Lefter Gështenja, Ferdinand Xhaferaj, Eralda Bane, Arbi Agalliu, Dhurata Çupi, Ilda Dhori, Jorida Tabaku, Sajmir Korreshi, Flutura Açka, Emilja Koliqi, Agron Gjekmarkaj, Lulzim Basha, Ramadan Lika, Flamur Hoxha. Ndërsa Fatjon Veizaj, Lindita Metaliaj, Bledian Nalbati dhe Selaudin Jakupllari jane ende te pavendosur.

Lista me kandiatët

Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike ka miratuar listën me kandidatët për anëtarë të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Lista me kandidatët është lexuar dje nga drejtoresha e komunikimit të Rithemelimit, Floriana Garo, e cila u shpreh se në garë janë personazhe me vlera të spikatura dhe me kontribute të mëdha. Lista do të votohet ditën e nesërme në Kuvendin Kombëtar të PD-së. Ajo që bie në sy, janë disa anëtarë të rinj nga shoqëria civile, figura të vjetra të PD-së, por edhe personazhe nga fusha të ndryshme që janë bërë të njohur për publikun e gjerë vitet e fundit. Pas një procesi të gjatë propozimesh dhe konsultimesh, Komisioni i Rithemelimit, miratoi listën e plotë të kandidaturave për anëtarë të Këshillit Kombëtar. Në këtë listë gjenden vlera të spikatura të shoqërisë, politikanë, intelektualë, artistë, zonja dhe zotërinj me reputacion të lartë dhe kontribute të shumta”, dekaroi zëdhënësja Garo. “Adriana Kalaja, Agron Kulicaj, Akil Kraja, Alban Zeneli, Apollon Bace, Arben Imami, Arben Ristani, Asllan Dogjani, Aulon Kalaja, Avenir Peka, Bleona Qereti, Bujar Kapexhiu, Çlirim Gjata, Dasho Aliko, Edvin Kulluri, Erald Kapri, Florjana Garo, Florion Mima, Gazmed Dibra, Genc Pollo, Genc Strazimiri, Glauk Olldashi, Ibsen Elezi, Ilir Alimehmeti, Ilir Allkaj, Julian Deda, Kastriot Çipi, Keltis Kruja, Klevis Balliu, Kosta Barka, Ledina Mandija, Osman Mula, Spiro Ksera”, ka lexuar emrat Florjana Garo.

Të fundit

Turqia po përvëlohet! Zjarret përhapen në shumë qytete, anulohen fluturimet

Zjarret shkatërruese që kanë përfshirë rajone të ndryshme në Turqi, kanë shndërruar mijëra hektarë tokë në hi, duke vënë...

Aksident i rëndë në Durrës! “Audi” përplas motomjetin, lëndohet drejtuesi

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Një i ri që lëvizte me një motor mbeti i plagosur rëndë pas...

Dash Sula: Në 20 vite politikë kam vetëm një budallallëk, futbollin

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, i ftuar në "Off the Record" me Andrea Dangllin, veç të tjerave foli edhe për periudhën kur ai...

Majlinda Bregu: Basha na përzuri me një të rënë të lapsit

Majlinda Bregu, ish-ministre e Integrimit Evropian, ish-deputete e Partisë Demokratike dhe politikane, së fundmi e emëruar Komisionere në Komisionin Pan-Europian për Klimën dhe Shëndetin...

Mero Baze: Një gjyq kundër plaçkitjes në emër të pushtetit

Të hënën nis procesi i parë gjyqësor ndaj Sali Berishës, nën një akuzë që në thelb është kapje e shtetit. Akuza ngre dyshime se...

Lajme të tjera

Web TV